Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia

Terre des hommes-Shqipëri është duke vënë në zbatim projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia”. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është “Përforcimi i sistemit shqiptar të drejtësisë për të mitur duke nxitur zotëruesit e të drejtave (fëmijët dhe të rinjtë) dhe përgjegjësit për zbatimin e tyre (profesionistët e zbatimit të ligjit dhe kujdesit social)”.

Kjo synohet të arrihet përmes fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve në ndërmarrjen e iniciativave të krijuara nga vetë ata. Specifikisht në 8 zona të vendit, projekti do të sjell përmirësim të njohurive dhe aftësive të fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 14 – 25 vjeç mbi shtetin e të drejtës, demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore & diversitetin, mjedisin dhe rolin që ata mund të luajnë për të sjellë ndryshimin që duan në komunitetin ku ata jetojnë. Ata do të nxiten të ndërmarrin 48 iniciativa të cilat do të vihen në zbatim me qëllim krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për secilin nga temat e sipërpermendura. Njëherësh, 19 organizata rinore të shoqërisë civile do të mbështeten të punojnë me fëmijë dhe të rinj, familje dhe komunitete për të zhvilluar dhe zbatuar inisiativa lokale që kanë në qendër fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në këto nisma.
 

Objektivat

  • Të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë të bëhen promovues të ndryshimit, përmes pjesëmarrjes aktive në inisiativat e krijuara prej tyre në nivel komuniteti, që kanë në fokus shtetin e së drejtës, demokraci, të drejtat e njeriut dhe mjedisin.
  • Të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen promovues të ndryshimit, përmes pjesëmarrjes aktive në inisiativat e krijuara prej tyre në nivel komuniteti, që kanë në vëmendje barazinë gjinore & diversitetin, rolet gjinore dhe normat sociale.
  • Të rriten aftësitë e profesionistëve të drejtësisë me qëllim që të ofrojnë shërbime më cilësore për të miturit e pandehur, viktima ose dëshmitarë gjatë procedimeve penale.

 

Kohëzgjatja e Projektit: 1 Korrik 2022 - 31 Dhjetor 2025

Buxheti i Projektit: EUR 1,000,000

 

Austrian Development Agency
Austrian Development Agency

Lajme të lidhura dhe publikime

Terre des hommes në bashkëpunim me Prokurinë e Përgjithshme kanë organizuar, në kuadër të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri, sesionin e parë të trajnimit dyditor për profesionistët e drejtësisë në lidhje me teknikat…
Të rinjtë tanë në Lezhë, të angazhuar në projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” i zbatuar nga Terre des hommes - Albania me mbështetjen financiare të Austrian Development Agency dhe ADC në Shqipëri, u bënë pjesë e një seri aktivitetesh ndërgjegjësuese në Ditën Botërore Kundër Duhanit.…
Kemi kënaqësinë të ndajmë se kemi përfunduar me sukses konsultimin njëmujor për përshtatjen e Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit dhe Ligjit për të Rinjtë në një gjuhë miqësore për fëmijët. Kjo arritje e rëndësishme shënon një hap vendimtar drejt bërjes së sistemit ligjor më të…
Mirëqenia e të rinjve është moto e punës sonë, ndaj skuadrat e Terre des hommes në Fier dhe Dibër, në kuadër të Javës Evropiane të Shëndetit Mendor organizuan takime ndërgjegjësuese mes grupeve të të rinjve të angazhuar me projektin  “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen…
Në kremtimin e Ditës së Familjes, të rinjtë tanë në 4 qytetet të ndryshme, përkatësisht Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Fier u angazhuan në aktivitete që synojnë të nënvizojnë rëndësinë e familjes si vlerë themelore në shoqëri. Që nga takimet informuese me të rinj të organizuar në Lezhë dhe Fier, e…
Fieri, Shkodra, Dibra dhe Lezha janë qytetet e para ku të rinjtë e trajnuar për Advokim dhe Lobim kanë nisur të shpërndajnë dijen e marrë mes bashkëmoshatarëve. Fuqizimi i të rinjve për të njohur rrugët që mund të ndjekin për të krijuar të ardhmen që duan në komunitetet tona është një proces i…