
Në vitin 2019, e gjithë vëmendja dhe përpjekjet u zhvendosën drejt çështjeve emergjente, pasi tërmeti me magnitudë 6.4 ballë goditi Shqipërinë qendrore dhe preku rëndë zonat më të populluara. Tdh iu përgjigj nevojave imediate të popullsisë së prekur. Për të mundësuar rimëkëmbjen e fëmijëve dhe për të rivendosur një ndjenjë normaliteti dhe vazhdimësie në jetën e tyre, ne siguruam mbështetje psikosociale, të aftësive jetësore dhe arsimore dhe krijuam mjedise të sigurta, mbrojtëse dhe edukative. Në vitin 2020, ndërkohë që vendi po përballej me krizën e pandemisë COVID-19, ne mbështetëm familjet në nevojë për të përmbushur nevojat e tyre bazë me pako ushqimore dhe produkte higjienike. Në vitin 2021, Terre des hommes vazhdon të punojë me familjet e prekura nga pandemia COVID-19 si dhe ofron shërbime psikosociale për refugjatët afganë të strehuar në Shqipëri.