Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia

Terre des hommes-Shqipëri është duke vënë në zbatim projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia”. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është “Përforcimi i sistemit shqiptar të drejtësisë për të mitur duke nxitur zotëruesit e të drejtave (fëmijët dhe të rinjtë) dhe përgjegjësit për zbatimin e tyre (profesionistët e zbatimit të ligjit dhe kujdesit social)”.

Kjo synohet të arrihet përmes fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve në ndërmarrjen e iniciativave të krijuara nga vetë ata. Specifikisht në 8 zona të vendit, projekti do të sjell përmirësim të njohurive dhe aftësive të fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 14 – 25 vjeç mbi shtetin e të drejtës, demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore & diversitetin, mjedisin dhe rolin që ata mund të luajnë për të sjellë ndryshimin që duan në komunitetin ku ata jetojnë. Ata do të nxiten të ndërmarrin 48 iniciativa të cilat do të vihen në zbatim me qëllim krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për secilin nga temat e sipërpermendura. Njëherësh, 19 organizata rinore të shoqërisë civile do të mbështeten të punojnë me fëmijë dhe të rinj, familje dhe komunitete për të zhvilluar dhe zbatuar inisiativa lokale që kanë në qendër fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në këto nisma.
 

Objektivat

  • Të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë të bëhen promovues të ndryshimit, përmes pjesëmarrjes aktive në inisiativat e krijuara prej tyre në nivel komuniteti, që kanë në fokus shtetin e së drejtës, demokraci, të drejtat e njeriut dhe mjedisin.
  • Të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen promovues të ndryshimit, përmes pjesëmarrjes aktive në inisiativat e krijuara prej tyre në nivel komuniteti, që kanë në vëmendje barazinë gjinore & diversitetin, rolet gjinore dhe normat sociale.
  • Të rriten aftësitë e profesionistëve të drejtësisë me qëllim që të ofrojnë shërbime më cilësore për të miturit e pandehur, viktima ose dëshmitarë gjatë procedimeve penale.

 

Kohëzgjatja e Projektit: 1 Korrik 2022 - 30 Qershor 2025

Buxheti i Projektit: EUR 1,000,000

 

Austrian Development Agency
Austrian Development Agency

Lajme të lidhura dhe publikime

Në Ditën Ndërkombëtare për Internet të Sigurtë, të rinjtë e Tdh në Dibër të angazhuar me projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri, si dhe të rinjtë që marrin shërbime në Qendrën Komunitare Multifunksionale të Bulqizës, në…
Grupi energjik i të rinjve të njësisë administrative Gur i Zi, në bashkinë Shkodrës ka vendosur të ndërmarrë si inisiativë të identifikuar gjatë procesit “Ti Krijon”, organizimin e nje performance artistike me elemente tradicional të folklorit tonë. Që nga vallet e deri tek muzika dhe…
Një nga iniciativat e grupit rinor të Lezhës të angazhuar në projektin “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia”  me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri u fokusua tek mënyra e përdorimit të teknologjisë.  Përmes pikturave, eseve dhe krijimit të poezive, të prezantura në…
Të rinjtë e Terre des hommes të angazhuar me projektin “Të Rintjë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri ndërmorën një inisiativë ndërgjegjësuese me komunitetin e zonës ku ata banojnë, duke iu bashkua fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër…
Java e të drejtave të fëmijëve u përmbyll në Dibër me një sesion informues midis strukturave lokale të Bashkisë së Peshkopisë, nxënës të shkollave, si dhe grupit rinor të angazhuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Austrian Developmnet Agency dhe ADC në…
Në studion e emisionit të mëngjesit të A2CNN bashkë me Aulona Mingën dhe Drini Zeqon, Anisa Alla, një nga 23 të rinjtë bashkëkërkues të Studimit Kombëtar mbi Angazhimin dhe Përfshirjen e të Rinjve dhe Dr.Olta Qejvani, ekspertja që ka ndjekur të rinjtë në procesin kërkimor, folën bashkë mbi gjetjet…