Dita Ndërkombëtare e Aftësive Rinore, Vlerësojmë Talentet e të Rinjve në Kukës dhe Dibër!

Dita Ndërkombëtare e Aftësive Rinore, Vlerësojmë Talentet e të Rinjve në Kukës dhe Dibër!

Në këtë ditë lartësojmë potencialin e të rinjve tanë si promovues të paqes, dhe angazhohemi për të krijuar mundësi për zhvillimin e aftësive që kanë, në shërbim të adresimit të sfidave drejt një të ardhme të qendrueshme. Në Kukës dhe në Dibër, grupet rinore të angazhuar me projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen financiare të ADA dhe ADC në Shqipëri, u përfshinë në ushtrime dhe lojëra që synonin të nxisnin aftësi si komunikimi dhe të dëgjuarit aktiv, aftësi kyçe këto për të fuqizuar të rinjtë që të jenë agjentë të ndryshimit pozitiv në komunitetin e tyre. 


Me aftësitë e duhura, ne mundo të marrim pjesë aktivisht në process vendimmarrëse dhe të ngremë zërin tek strukturat përgjegjëse për problemet që na shqetësojnë” – pohon Esi, një nga të rejat 17-vjeçare pjesë e grupit të Dibrës. Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Rinisë është një kujtesë e potencialit të jashtëzakonshëm që gjendet brenda rinisë sonë.

Të rinjtë e Kukësit dhe Dibrës, me pjesëmarrjen e tyre në projektin "Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia ", janë shembull i fuqisë transformuese të zhvillimit të aftësive. Duke promovuar komunikimin dhe dëgjimin aktiv, ne jo vetëm që po i fuqizojmë ata, por gjithashtu po kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë, dhe më gjithëpërfshirëse. Le të vazhdojmë të mbështesim dhe të fuqizojmë talentet e të rinjve tanë, pasi ato janë çelësi i një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të mirë.