“Prej 4 vitesh unë kam detyrën e përfaqësimit të Terre des hommes Shqipëri në rolin e Drejtorit Kombëtar, ndërkohë që mbart një ekspertizë 8-vjeçare në Tdh, në të tri fushat respektive: migracion dhe anti-trafik, aksesi në drejtësi për të miturit dhe mbrojtja e fëmijëve.
Me një master në punë sociale dhe mbi 20 vite eksperiencë me fëmijët dhe të rinjtë në shoqërinë civile, ia kam dalë të fitojë eksperiencë në një spektër të gjerë, mes të cilave më kryesoret janë: proceset menaxherale në ndryshimin organizativ, inovacionin social dhe zhvillimet transformuese, duke perfshire angazhimin në komunitet, ndërtimin e partneriteteve dhe qasjeve bashkëpunuese.”
Kontakt: enkelejda.kallciu@tdh.org
"Unë kam studiuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe sjell mbi 20 vjetë experiencë pune në zhvillimin ndërkombëtar dhe sektorin e shoqërisë civile, duke kontribuar në zhvillimin strategjik e programatik të disa orgaizatave në vend. I jam bashkuar skuadërs së Terre des hommes ne vitin 2017 dhe mbaj pozicionin e Oficeres së Programit të Drejtësisë për të Mitur."
Kontakt: albana.izeti@tdh.org
“Eksperte e programit me 20 vjet eksperiencë në Shqipëri dhe jashtë vendit në çështjet e të drejtave të fëmijëve dhe barazisë gjinore, në ndërhyrje që lidhen me pjesëmarrjen, mbrojtjen, fuqizimin dhe re-integrimin. Tek Terre des hommes kam gjetur ndërthurjen unike mes programeve zhvillimore dhe aftësisë për t’iu përgjigjur shpejt situatave të emergjencës, apo shtrirja e punës nga terreni në advokim në nivelet më të larta, në ndihmë të fëmijëve në Shqipëri dhe në botë, pa humbur vlerën themelore të organizës: të shërbyerit me një qëllim të caktuar.”
Kontakt: renata.cenko@tdh.org
“Unë kam punuar për disa OJF dhe institucione publike në Shqipëri që nga viti 2003 dhe i jam bashkuar stafit të Terre des hommes në Korrik 2016. Fillimisht si koordinatore projekti në programin e Migracionit dhe Antitrafikut, dhe së fundmi si Oficere e Programit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Personi i Kontaktit për Politikat e Mbrotjes në nivel kombëtar. Përveç masterit në punë sociale, jam specializuar në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Puna për Tdh më ka dhënë mundësinë të ndihem energjike, e lidhur me njerëzit dhe shpresoj të sjell ndryshime pozitive e të qëndrueshme për fëmijët. Motoja ime frymëzuese është ajo e Nënë Terezës 'Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe'.”
Kontakt: valmira.greca@tdh.org
"Formimi im profesional është në fushën psiko-sociale në të cilën kam përfunduar studimet në Master Shkencor në « Çështje të Familjes dhe Fëmijëve » në Universitetin e Tiranës. Kam një eksperiencë pune 15-vjeçare në fushën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të drejtave të fëmijëve, punës me të rinjtë, advokim dhe drejtësia për të mitur. Prej 2018-ës jam pjesë e Terre des hommes duke kontribuar në zbatimin e një seri projektesh."
Kontakt: miklovana.jaku@tdh.org
"Jam diplomuar për psikologji në Bachelor dhe më tej kam ndjekur studimet për Këshillim Psikologjik në Master Profesional. Prej 15 vjetësh kam punuar si psikolog me të rinjtë me varësi nga droga e alkooli, në institucionet publike të përkujdesit social, si dhe kam qenë Titullari i Qendres së Emergjencës për të rikthyerit e parë nga zonat e luftës. Prej vitit 2021, punoj si specialist i shëndetit mendor në Programin e Drejtësisë për të Mitur, në Terre des hommes, dhe jam përgjegjës për intervistimin, vlerësimin dhe mbështetjem psikologjike për rastet e kthyera nga Siria, Iraku dhe mentorim për punonjësit e vijes së parë. Motoja ime në jetë: 'Mos u dorëzo kurrë! Zakonisht, çelësi i fundit e hap derën'."
Kontakt: mehmet.durishti@tdh.org
"Jam diplomuar në vitin 2007, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë, në degën Punë Sociale. Me përfundimin e studimeve kam kontribuar si Punonjës Social pranë disa organizatave të shoqërisë civile me fokus fuqizimin e grupeve të ndryshme të margjinalizuara, e cila është fusha ime ekspertizës për rreth 15 vite. Eksperienca ime profesionale këto vite është orientuar drejt punës së riintegrimit të fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të komunitetit rom-egjiptian, të rinjtë në situatë rruge, gratë, vajzat dhe të rinjtë në konflikt me ligjin si dhe të rinjtë e diskriminuar për shkak të orientimit seksual. Prej 5 vitesh punoj pranë Terre des hommes në rolin e koordinatorit në programin Akses në Drejtësi."
Kontakt: elvis.mancellari@tdh.org
"Jam diplomuar në Drejtësi, në Universitetin e Tiranës. Prej vitit 2017 jam avokate e licensuar. Për më shumë se 8 vite kam punuar në shoqëri civile si avokate, kordinatore, monitoruese e institucioneve penitenciare, trajnere në projekte të ndryshme të financuara nga organizata ndërkombëtare. Eksperienca ime gjatë këtyre viteve ka qënë e orientuar drejt mbrojtjes së të drejtave të kategorive të margjinalizuara, ne veçanti të miturit, gratë/vajzat, minoritetet etj. Jam bashkuar ekipit të TDH si speciaiste për ngritjen e kapaciteteve në programin Akses në Drejtësi prej Marsit 2023."
kontakt: gentjana.zeneli@tdh.org
I jam bashkuar Terres des homme në Shkurt 2023, pas një eksperience 10-vjeçare në sektorin humanitar dhe të zhvillimit, në fushën e dizenjimit, monitorimit dhe vlerësimit dhe manaxhimit të projekteve. Jam e diplomuar në Punë Sociale dhe Politikë Sociale në nivel master. Pasioni, dedikimi dhe këmbëngulja për të evidentuar problematikat sociale dhe ngritur zërin në lidhje me nevojat e grupeve vulnerabël ka gjetur hapësirën e duhur në organizatën e Terre des hommes, që është lider dhe aktor kyç në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve dhe zhvillimit komunitar në Shqipëri.
Kontakt: ilva.vjero@tdh.org
“Une jam Manaxherja për Financën dhe Administratën për N/Rajonin e Europës Jugore. Iu bashkova Terre des hommes në Shqipëri para 5 vjetësh si Manaxhere e Financës dhe HR dhe sot mund të dëshmoj personalisht se kjo organizatë është vendi i duhur për atë që kërkon standarte të larta të përformancës dhe kolegë miqësorë. Jam e lumtur që kontribuoj në punën e organizatës me ekpertizën time në planifikim dhe kontroll financiar, mjetet e qeverisjes organizative si politikat dhe rregulloret, ngritja e kapaciteteve të stafit dhe vlerësimi së bashku me raportimin financiar. Kam një Master Shkencor në Administrim Publik, Administrim Biznesi dhe Matematikë.”
Kontakt: fatush.kazazi@tdh.org
"Unë kam mbi 17 vite përvojë në operacione të organizatave, financa dhe taksa, kontabilitet ndërkombëtar, taksat e korporatave dhe individët. Jam profesor në universitet, si dhe kam pasur disa eksperienca në lëmin e shërbimeve të konsulencës. Karrierën e kam filluar në organizata ndërkombëtare dhe kam punuar gjithashtu në sistemin bankar, në fushën e administrates dhe menaxhimit, si oficer kredie, dhe officer prokurimesh në situata kyçe. Që atëherë, kam përdorur përvojën time në financat e OJQ-ve dhe korporatave, menaxhimin e operacioneve dhe veprimin e FO për OJQ-të dhe kompanitë e vogla dhe të mesme. Thënia ime e preferuar është: "Shumë thonë se jam i mirë, por të paktë janë besnikët".
Kontakt: ervis.llupo@tdh.org
“Eksperienca ime profesionale dhe kualifikimet i përkasin fushës së financës. Prej 15 vitesh, kam punuar në këtë fushë, duke fituar ekspertizë në disa fusha sikursë kontabiliteti, planifikimi buxhetor dhe finalizimi i raporteve financiare. Eksperienca ime me Terre des hommes nisi vitin e kaluar në 2022-in me një kontratë shërbimi. Edhe pse ishte një eksperiencë e shkurtër, unë e vlerësova si mundësi. Tashmë si pjesë e skuadrës së Terre des hommes, ia kam dalë të sjellë energjinë e duhur duke ofruar mbështetje dhe bashkëpunim”
Kontakt: klodiana.gjorga@tdh.org
"Jam bërë pjesë e Terre des hommes prej vitit 2019, duke lënë pas një përvojë pune 5-vjeçare si specialiste prokurimi dhe e administratës në sektorin publik. Kombinimi i studimeve të mia pasuniversitare (Master Shkencor) në Politika Sociale me diplomimin në Bachelor, Financë dhe Kontabilitet ka qenë 'formula' magjike për të ndjekur një strategji, e cila mundëson përgjigjien në kohë dhe cilësi nevojave të organizatës, dhe në veçanti të fëmijëve dhe të rinjve. Vlerat që përcaktojnë procedurat, politikat dhe strategjinë e Tdh kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të favorshëm pune të orientuar kah interesit më të lartë të femijës."
Kontakt: dorina.jupa@tdh.org
"Lindur dhe rritur në Kuçovë, gjithmonë e kam ndjerë veten të sfiduar për të ngritur zërin duke u përfshirë në aktivitete që promovonin të drejtat e njeriut. Nisur nga ndjeshmëria ndaj këtyre çështjeve vendosa të studioj Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Pas një eksperience 6-vjeçare në fushën e administrimit dhe financës në sektorin privat dhe jofitimprurës, iu bashkova skuadrës së Terre des hommes në vitin 2022. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e një organizate, e cila ka në fokus mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e tyre për një të ardhme më të mirë."
Kontakt: elgiona.pasho@tdh.org
"Prej 7 vitesh unë punoj në Terre des hommes, në detyrën e punonjësit logjistik / shofer dhe ndihem shumë i kënaqur që jam pjesë e ekipit të kësaj organizate. Korrektësia dhe përkushtimi më kanë karakterizuar ndër vite në kryerjen e kësaj detyre. Jam ndjerë krenar që me punën time, si pjesë e stafit, i kam shërbyer misionit të Terre des hommes për të sjellë ndryshime domethënëse dhe të qëndrueshme në jetën e fëmijëve dhe të rinjve."
Kontakt : arqile.tonas@tdh.org
Me një përvojë 15 vjeçare pune me fëmijët, familjet, komunitetet dhe partnerët, jam e përkushtuar të mbroj të drejtat e fëmijëve dhe të ndaj zërin e tyre përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit. Të punuarit bazuar në vlera njerëzore, kreativitet dhe kujdes për gjuhën që përdorim, e bëjnë punën time një vend të bukur për të ndarë sfidat dhe mundësitë nga komunitetet me të cilat punojmë. Rritja e vizibilitetit rreth të drejtave dhe interesave më të mira të fëmijëve është thelbësore për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe nevojat e tyre të kenë përparësi.
"Studimet e larta i kam përfunduar në fushën e mësuesisë në vitin 2001, ndërsa kam kryer edhe një Master Shkencor në Supervizim të Institucioneve Arsimore. Eksperiencat e mia të mëparshme lidhen me administratën publike në Bashkinë Shkodër në rollin e oficeres së projekteve si dhe si koordinatore e Qendrës Komunitare Multifunksionale për Familjen. Në Janar 2021, unë i jam bashkuar skuadrës së Terre des hommes Albania, e cila po zbaton projektin në bashkëpunimin me bashkinë Shkodër. Fillimisht kam mbuluar pozicionin e Lehtësueses për Fuqizimin Ekonomik e më pas pozicionin Punonjës Sociale pranë këtij projekti. Aktualisht mbaj rolin e koordinatores në terren dhe punoj me të rinjtë."
Kontakt: anila.prendushi@tdh.org
"Jam pjesë e Terre des hommes prej Janarit 2022, si punonjëse sociale, duke dhënë mbështetjen psiko-sociale për grupmosha të ndryshme të komunitetit afgan të vendosur në Shëngjin për shkak të luftës në vendin e tyre. Ndërsa tanimë jam koordinatore lokale dhe punoj me të rinjtë e qytetit të Lezhës. Terre des hommes ofron mundësi të arta ku mund të japësh dhe marrësh shumë si në aspektin njerëzor ashtu dhe atë profesional."
Kontakt: nertila.kolmarkaj@tdh.org
«Studimet e larta i kam përfunduar në Sociologji nw Fakultetin e Shkencave Sociale. Që në moshën 15 – vjeçare jam angazhuar periodikisht si vullnetare dhe si aktiviste në veprimtari të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve të fundit kam punuar si punonjëse rinore në organizata të ndryshme të shoqërisë civile. Në Tetor të 2022 iu bashkova Terre des hommes në Kukës. Të jem pjesë e kësaj skuadre është një mundësi që të vazhdoj të kontribuoj për të rinjtë dhe fëmijët e Kukësit. »
Kontakt: brunilda.kastrati@tdh.org
"Studimet e larta i kam përfunduar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasani, dega mësues i ciklit të ulët. Përpara se të nisja punë në Terre des hommes, kam punuar për gati 5 vite si mësues dhe më pas si punonjës social e koordinator në një Qendër Shërbimesh Rezidenciale për fëmijë të trafikuar. Aty ku kam dhënë kontributin tim në fushën e ofrimit të shërbimeve rehabilituese dhe reintegruese për fëmijë, të rinj dhe familje në vështirësi. Nga muajin Maj 2022 jam pjesë e Terre des hommes, si punonjës i QKMF Bashkia Elbasan, në pozicionin e Lehtësuesit të të rinjve. Aktualisht mbaj rolin e koordinatorit në terren dhe punoj me të rinjtë e Elbasanit dhe Cërrikut."
Kontakt: skerdi.ogreni@tdh.org
“Studimet e larta i kam kryer për Administrim dhe Politika Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale, të Universitetit të Tiranës. Disa herë kam qenë pjësemarrëse në aktivitete të zhvilluara nga organizata të ndryshme për fëmijët dhe kam kryer praktikën në Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Ministria e Drejtësisë.
Prej 11 Korrikut 2023 m’u dha mundësia të jem pjesë e stafit të Terres des hommes, për të punuar me dëshirë dhe motivim të lartë në mbështetje të fëmijëve.
Ndihem e privilegjuar të jem pjesë e Terre des hommes për të qenë pranë fëmijëve dhe për të dhënë në vijim kontributin tim.”
Kontakt: ana.cani@tdh.org
“Jam bashkuar Terre des hommes si koordinatore terreni në Bashkinë Dibër, sepse dua të kontribuoj për të sjellë ndryshime pozitive për të rinjtë, fëmijët dhe komunitetin ku unë jetoj. Eksperienca ime 17-vjeçare me OJF kombëtare dhe ndërkombëtare, me në qendër përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe komunitetit. Edhe pse diplomuar në fushën e shëndetësisë, kontributi im nuk ka qenë vetëm në shëndetësi, por çdo aspekt të mirëqenies së njerëzve më vulnerabël. Jam shumë e lumtur që tashmë jam pjesë e ekipit të Terre des hommes, që kujdeset prej 30 vitesh për të drejtat e fëmijëve, pasi e shoh si përmbushje të rrugëtimit tim profesional në këtë fushë."
Kontakt: anduela.kaba@tdh.org
“Studimet e mia i kam përfunduar për Sociologji në Universitetin e Tiranës dhe kam mbi 20 vite përvojë profesionale në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, komunitetet në zhvillim si dhe në shëndetësi. I jam bashkuar skuadrës së Terre des hommes në vitin 2022 me detyrën e koordinatores së terrenit në Fier. Puna me të rinjtë dhe energjia pozitive që marr përditë nga ata më mbajnë të motivuar për të arritur objektivat profesional."
Kontakt: klodiana.tosuni@tdh.org
«Jam diplomuar në Universitetin 'Aleksandër Moisiu' në Durrës, në Departamentin e Edukimit. Gjatë 3 viteve si studente, kam qenë vullnetare në një organizatë të shoqërisë civile, ndërkohë që km kryer praktikën time për afro një vit me fëmijët me aftësi ndryshe. Prej 11 Korrikut të vitit 2023 jam pjesë e ekipit të Terre des hommes dhe jam e lumtur që rrugëtimin tim profesional po e zhvillojë në një organizatë që u vjen në ndihmë fëmijëve dhe të rinjve për të pasur një të ardhme më të sigurtë.”
Kontakt: amarilda.veseli@tdh.org