Zërat e të Rinjve Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve për Punë

Zërat e të Rinjve Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve për Punë

Jemi entuziastë që të rinjtë tanë të angazhuar në projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri, u përfshinë në një seri aktivitetesh të zhvilluara në Elbasan dhe Cërrik javën që lamë pas, duke dhënë mesazhet e tyre kundër shfrytëzimit të fëmijëve për punë.


Të rinjtë tanë ishin kryefjala e aktiviteteve të ndryshme të zhvilluara nga 12-14 Qershor, që nga shpërndarja e posterave, pjesëmarrja në tryezat e diskutimit të cilat shërbyen si platformë që të rinjtë të advokojnë të drejtat e tyre, e deri tek aktivitetet kreative dhe sportive për të përcjellë mesazhe kundër fenomenit. Ne jemi shumë krenarë për grupet tanë rinorë që me energji dhe përkushtim u shëndrruan në kampion të kësaj kauze që kërkon të krijojë një mjedis më të sigurtë për te gjithe fëmijët!

Në këtë ditë përcollëm mesazhin që fëmijët duhet të jetojnë jetën si fëmijë. Ata kanë nevojë, të luajnë, të argëtohen dhe të mësojnë, por për fat të keq jo të gjithë e kanë këtë mundësi, pasi një pjesë e tyre detyrohen nga të rriturit të punojnë. Të gjithë sëbashku duhet të bëjmë më shumë për të ndryshuar gjërat...” - thotë Krisildi, një djalë 17-vjeçar nga Cërriku. 

Le të vijojmë bashkë me të rinjtë tanë të ngremë zërin për të drejtat e fëmijëve!