Na Mbështesni

Na Mbështesni

Përmes vullnetarizmit:

Si vullnetar për projektet e delegacionit shqiptar të Terre des hommes, ju do të përmirësoni aftësitë tuaja drejtuese dhe negociuese, do të njihni kultura të reja dhe do të merrni pjesë në aktivitete sociale, kulturore dhe fizike. Mbi të gjitha do t'i ndihmoni fëmijët, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në varësi të projektit. Dhe do të argëtoheni!

Ne shpesh përfshijmë vullnetarë të rinj në projektet tona të kujdesit për fëmijët, ndaj ndiqni seksionin tonë të lajmeve ose faqet tona të mediave sociale për lajme. Nëse jeni të interesuar për vullnetarizëm, na kontaktoni në alb.office@tdh.ch

Mbështetje nga kompanitë:

Projektet tona në Shqipëri financohen nga donatorë institucionalë dhe fondacione të tjera private, por jemi të interesuar edhe për bashkëpunime me sektorin e biznesit. Duke qenë se ne përpiqemi të ndihmojmë më shumë fëmijë në Shqipëri dhe të përmirësojmë projektet tona, ne kemi nevojë për më shumë mbështetje ose ekspertizë.

Sektori i biznesit mund të na ofrojë ose donacione direkte, shërbime ose sponsorizime. Nëse dëshironi të diskutoni këtë temë, ju lutemi na kontaktoni në alb.office@tdh.ch

Donacionet