Terre des hommes (Tdh) është organizata kryesore zvicerane për ndihmën ndaj fëmijëve. Nëpërmjet programeve tona shëndetësore, mbrojtjes dhe ndihmës emergjente, ne ofrojmë ndihmë për mbi katër milionë fëmijë dhe familjet e tyre në rreth 40 vende të botës çdo vit.
Prioritetet
-
Qëllimi ynë është të sigurohemi se fëmijët në Shqipëri do të mbrohen në mënyrë efektive dhe të drejtat e tyre të respektohen. Për ta siguruar këtë, ne operojmë përmes tre programeve kryesore.
-
Mbrojtja e Fëmijëve - Për të mbështetur fëmijët viktima të abuzimit dhe dhunës, ne insistojmë në integrimin më të mirë të politikave dhe strategjive në kuadrin ligjor ekzistues dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, ofrojmë trajnime për profesionistët dhe mbështesim organizatat lokale për mbrojtjen e fëmijëve përmes granteve të vogla. Fëmijët e prekur kanë akses në shërbime psiko-sociale, këshillim dhe aktivitete rekreative.
-
Migrimi dhe Antitrafikimi - Për të parandaluar migrimin e pasigurt dhe për të siguruar riintegrimin e familjeve të kthyera në Shqipëri, ne ofrojmë mbështetje për fuqizimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të tyre. Ne përmirësojmë kuadrin rregullator për fëmijët në lëvizje dhe forcojmë bashkëpunimin ndërkufitar për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të siguruar akses në shërbime për viktimat.
-
Aksesi në drejtësi për të miturit - Për të luftuar fenomenin e fëmijëve në konflikt me ligjin në Shqipëri, ne mbështesim forcimin e sistemit të rehabilitimit dhe rimëkëmbjes së të rinjve nëpërmjet një qasjeje në drejtësi restauruese. Ne forcojmë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe punojmë për parandalimin e shndërrimit të fëmijëve në konflikt me ligjin në ri-përsëritës, përmes zhvillimit dhe zbatimit të programeve të riintegrimit.
Terre des hommes (Tdh) është organizata kryesore zvicerane për ndihmën ndaj fëmijëve. Nëpërmjet programeve tona shëndetësore, mbrojtjes dhe ndihmës emergjente, ne ofrojmë ndihmë për mbi katër milionë fëmijë dhe familjet e tyre në rreth 40 vende të botës çdo vit.
Ne aspirojmë për një botë në të cilën të drejtat e fëmijëve, siç përcaktohen në Konventën për të Drejtat e Fëmijës, të respektohen gjithmonë. Një botë në të cilën fëmijët mund të lulëzojnë në mjedise të sigurta dhe të bëhen agjentët e ndryshimit që dëshirojnë të shohin në jetet e tyre
Terre des hommes, e themeluar në vitin 1960, është një organizatë zvicerane e pavarur, neutrale dhe e paanshme e angazhuar për të sjellë ndryshime domethënëse dhe të qëndrueshme në jetën e fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht për ata që janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve. Ne përpiqemi të përmirësojmë mirëqenien e tyre dhe të sigurojmë zbatimi efektiv i të drejtave të tyre siç përcaktohen nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe instrumente të tjera përkatëse për të drejtat e njeriut. Për të bërë një ndryshim, ne fokusohemi në fushat e shëndetit të nënës dhe fëmijës, migrimit të fëmijëve dhe të rinjve dhe aksesit në drejtësi. synojmë fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet pjesëmarrjes aktive.Ne mbrojmë respektimin e të drejtave të fëmijëve, duke i mbështetur ata në shprehjen e nevojave dhe interesave të tyre.Ne punojmë në mjedise të brishta dhe të prekura nga konflikti, si dhe në mjedise të qëndrueshme.
- Ne veprojmë në interesin më të mirë të fëmijës, bazuar në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës dhe instrumente të tjera përkatëse për të drejtat e njeriut;
- Ne promovojmë dhe përmirësojmë pjesëmarrjen dhe fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, familjes dhe komunitetit;
- Ne nxisim pronësinë e projekteve dhe veprimeve nga partnerët lokalë, përforcojmë sistemet lokale për të mbështetur dhe mundësuar aktorë të ndryshëm kombëtarë dhe lokalë të ofrojnë ekspertizë dhe praktika më të mira;
- Ne besojmë dhe ndërtojmë në kapacitetet e palëve të interesuara dhe komuniteteve si reaguesit kryesorë dhe agjentë të ndryshimit;
- Ne zbatojmë aktivitete humanitare, zhvillimore dhe paqendërtuese; Ne integrojmë mësimin e vazhdueshëm, përmirësimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive;
- Ne përpiqemi për inovacion dhe qëndrueshmëri në të gjitha veprimet dhe programet tona;
- Ne jemi të përgjegjshëm dhe transparent ndaj përfituesve, partnerëve, donatorëve dhe ndaj vetes;
- Ne bashkëpunojmë me organizata të tjera për të mbrojtur respektimin e të drejtave të fëmijëve.