Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia

Terre des hommes-Shqipëri është duke vënë në zbatim projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia”. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është “Përforcimi i sistemit shqiptar të drejtësisë për të mitur duke nxitur zotëruesit e të drejtave (fëmijët dhe të rinjtë) dhe përgjegjësit për zbatimin e tyre (profesionistët e zbatimit të ligjit dhe kujdesit social)”.

Kjo synohet të arrihet përmes fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve në ndërmarrjen e iniciativave të krijuara nga vetë ata. Specifikisht në 8 zona të vendit, projekti do të sjell përmirësim të njohurive dhe aftësive të fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 14 – 25 vjeç mbi shtetin e të drejtës, demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore & diversitetin, mjedisin dhe rolin që ata mund të luajnë për të sjellë ndryshimin që duan në komunitetin ku ata jetojnë. Ata do të nxiten të ndërmarrin 48 iniciativa të cilat do të vihen në zbatim me qëllim krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për secilin nga temat e sipërpermendura. Njëherësh, 19 organizata rinore të shoqërisë civile do të mbështeten të punojnë me fëmijë dhe të rinj, familje dhe komunitete për të zhvilluar dhe zbatuar inisiativa lokale që kanë në qendër fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në këto nisma.
 

Objektivat

  • Të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë të bëhen promovues të ndryshimit, përmes pjesëmarrjes aktive në inisiativat e krijuara prej tyre në nivel komuniteti, që kanë në fokus shtetin e së drejtës, demokraci, të drejtat e njeriut dhe mjedisin.
  • Të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen promovues të ndryshimit, përmes pjesëmarrjes aktive në inisiativat e krijuara prej tyre në nivel komuniteti, që kanë në vëmendje barazinë gjinore & diversitetin, rolet gjinore dhe normat sociale.
  • Të rriten aftësitë e profesionistëve të drejtësisë me qëllim që të ofrojnë shërbime më cilësore për të miturit e pandehur, viktima ose dëshmitarë gjatë procedimeve penale.

 

Kohëzgjatja e Projektit: 1 Korrik 2022 - 31 Dhjetor 2025

Buxheti i Projektit: EUR 1,000,000

 

Austrian Development Agency
Austrian Development Agency

Lajme të lidhura dhe publikime

Nga data 02-04 qershor 2025, në Madrid, u organizua Kongresi i Pestë Botëror mbi Drejtësinë me Fëmijët. Barbara Hintermann, Drejtoreshë e Përgjithshme në Terre des hommes, mori pjesë në Prezantimin e Kongresit Botëror, duke ndarë pikat kyçe rreth Drejtësisë me Fëmijët në Qendër."Fëmijët mund të…
 Jemi krenarë për të rinjtë tanë që përmes shfaqjeve teatrale në Tiranë dhe Elbasan sollën mesazhe të fuqishme për drejtësinë dhe barazinë, duke arritur të prekin zemrat e bashkëmoshatarëve të tyre dhe jo vetëm!Një histori reale, një zë i fuqishëm kundër padrejtësive, që na nxit të reflektojmë…
Ishte një kënaqësi e veçantë të merrnim pjesë në aktivitetin “Informacion miqësor për të rinjtë në kontakt/konflikt me ligjin” organizuar në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit nga Terre des hommes Albania në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë.Jemi krenarë të…
Vazhdojmë të punojmë për fuqizimin e të rinjve dhe angazhimin e tyre në proceset vendimmarrëse në komunitet. Në këtë proces shumë të rëndësishëm për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve është e nevojshme të bëhemi bashkë me prindërit dhe gjithë profesionistët e vijës së parë, të cilët kontribuojnë…
“Çështjet gjinore, të fëmijëve dhe të të rinjve në media” ishte aktiviteti në të cilin u sollën në vëmendje çështje thelbësore mbi trajtimin e barazisë gjinore në media, përdorimit të gjuhës së papërshtatshme dhe seksiste, keqpërdorimin e të dhënave personale, sidomos kur bëhet fjalë për të miturit…
Falë mbështetjes së Austrian Development Agency përmes projektit “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” 14 organizata të shoqërisë civile, vunë në jetë projektet e tyre në 7 qytete në Shqipëri. Nga këto projekte përfituan 1198 të rinj, anëtarë komuniteti, profesionistë dhe aktorë nga qeverisja…