Takim rrjetëzues me OJF-të

Takim rrjetëzues me OJF

Falë mbështetjes së Austrian Development Agency përmes projektit “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” 14 organizata të shoqërisë civile, vunë në jetë projektet e tyre në 7 qytete në Shqipëri. Nga këto projekte përfituan 1198 të rinj, anëtarë komuniteti, profesionistë dhe aktorë nga qeverisja lokale.

Projektet u fokusuan në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve, pjesëmarrjen aktive, mobilizimin e komunitetit, fushata ndërgjegjësuese, të menduarin kritik, art, përfshirjen e aktorëve lokalë dhe partneritet. Gjatë takimit rrjetëzues organizatat patën mundësi të shkëmbejnë mbi eksperiencën e tyre, modelet dhe praktikat më të mira. Aktivitete të tilla janë efektive pasi shërbejnë që organizatat të ndajnë kapacitetet dhe burimet mes tyre.

Ne ngritëm besimin tek të rinjtë se mund të bëjnë diçka në të mirë të komunitetit dhe besuam në aftësitë e tyre. Ky është sukses- shprehet një prej partnerëve.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” zbatuar nga Terre des hommes me financim të Austrian Development Agency .