“Mbjellim të ardhmen” simbolizon bashkimin e forcave për mbrojtjen e natyrës dhe pasurive tona kombëtare.
Ky është mesazhi që 40 të rinj nga Dibra, Tirana, Elbasani, Cërriku, Fieri, Lezha dhe Kukësi ndanë për bashkëmoshatarët e tyre. Me iniciativën dhe angazhimin e këtyre të rinjve iu shtuan Parkut Kombëtar Lurë 1000 fidanë Pishë e zezë, duke kontribuar sot edhe për gjeneratat e të ardhmes. Kjo nismë shërben si një shembull pozitiv për promovimin e një sjellje të shëndetshme sociale që forcon bashkëpunimin mes të rinjve dhe institucioneve të qeverisjes qendrore e lokale.
Terre des hommes, Agjencia Austriake për Zhvillim, Bashkia Dibër Faqja Zyrtare, AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Prefekti dhe Kryetarja e Qarkut Dibër, përfaqësues të Trees for Lurë dhe organizatave lokale, ishin bashkudhëtarë për të mbështetur të rinjtë.
“Ishte bukur të shikoje bashkëmoshatarë dhe njerëz të mbledhur me qëllimin për të bërë diçka të mirë për mjedisin. Mendoj se ne si të rinj të bashkuar mund të kemi ndikim të madh si për natyrën dhe shoqërinë tonë” shprehet Ana e angazhuar në këtë aktivitet.
Kjo nismë u realizua në kuadër të projektit “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” zbatuar nga Terre des hommes me financim të Austrian Development Agency dhe ADC në Shqipëri.