Ngritja e Reziliencës si Instrument Parandalues dhe e Shërbimeve të Reagimit të Menjëhershëm për Fëmijët Viktima të Trafikimit dhe Formave të Rënda të Dhunës.

Projekti synon të ndikojë në nivel individual, komunitar dhe institucional duke modeluar dhe zbatuar qasje të qëndrueshme ku mbështetja e integruar mobilizohet për t'iu përgjigjur nevojave specifike.

 

Pavarësisht përpjekjeve intensive në luftën kundër trafikimit, ekziston ende nevoja për të ofruar mbështetje dhe shërbime të vazhdueshme për riintegrimin e suksesshëm të viktimave të mundshme të trafikimit/viktimave të trafikimit në Shqipëri. Për të forcuar dhe rritur më tej punën e mirë të kryer deri më tani, Terre des hommes dhe UNICEF-i, me mbështetjen financiare të Qeverisë Britanike, kanë ecur përpara për të trajtuar parandalimin dhe reagimin ndaj shkaqeve dhe pasojave rrënjësore të trafikimit, abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Tdh më konkretisht po propozon një ndërhyrje në rajonet e Dibrës. Shkodra, Fieri dhe Kukësi me rezultatet kryesore si më poshtë:


1-    Përmirësimi i aksesit në shërbimet sociale komunitare dhe rritjen e mirëqenies për të parandaluar (ritrafikimin) dhe për të ofruar shërbime mbrojtëse për viktimat e mundshme të trafikimit.
2-    Forcimi i kapaciteteve të profesionistëve të vijës së parë në dy Qendrat One Stop të sapokrijuara për fëmijët e prekur nga abuzimi seksual dhe format e rënda të dhunës. Ofrimi i mbështetjes ndaj personave përgjegjës për hartimin e rregullave parandaluese dhe reaguese ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.
dhe abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve duke përfshirë abuzimin seksual.
3-     Menaxhimi efektiv dhe efikas i programit.


Zonat e synuara: Qarqet e Shkodrës, Dibrës, Kukësit dhe Fierit

Kohëzgjatja: 01.01.2023- 30.04.2024

Lajme të lidhura dhe publikime

Gjatë eventit final, anëtarët e Bordit Këshillimor të Fëmijëve (BKF) dhe grupeve "TI KRIJON" të të rinjve të mbështetur nga Terre des hommes, u mblodhën së bashku për të festuar njohuritë dhe përvojat që kanë fituar përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në këto grupe. Ndarja e nismave dhe historive…
Nën moton “Nga Ndërgjegjësimi në Veprim: Bashkohuni në Luftën Kundër Trafikimit”, Terre des hommes i është bashkuar fushatës kombëtare për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Bashkinë Bulqizë. Gjatë këtij organizimi masiv ndërgjegjësues shumë përfaqësues të…
Në kuadër të fushatës kombëtare për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Qendra me Një Ndalesë Fier në bashkëpunim me Qendra Psiko-Sociale "Vatra" zhvilluan një tryezë të rrumbullakët.  Profesisonistët e fushës së Mbrojtjes së Fëmijëve nga Bashkitë Fier dhe Patos,…
Vijojnë takimet nga të rinjtë me të rinjtë mbi metodologjinë “Ti Krijon” me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Shefqet Tanci”, Bashkia Bulqizë. Përmes aktivitetit "Rrethi i Besimit" të rinjtë eksploruan komunitetin dhe imagjinuan se si mjedisi i tyre mund të transformohej duke përdorur artin për të…
Fëmijët nga Shkolla 9-vjeçare "Ibrahim Daçi" në Shupenzë, pjesë e Bashkisë Bulqizë, së fundmi patën një eksperiencë unike artistike, organizuar nga Qendra Komunitare Multifunksionale. Përmes artit, ata u inkurajuan të shprehin emocionet e tyre, të mendojnë në mënyrë krijuese dhe të eksplorojnë ide…
Me pjesëmarrjen e 22 fëmijëve nga Shkolla 9-vjeçare "Ibrahim Daçi", Qendra Komunitare Multifunksionale në Bashkisë Bulqizë organizoi një tjetër aktivitet plot energji, argëtim dhe zhvillim për fëmijët. Këto aktivitete janë të fokusuara në përmirësimin e mirëqenies emocionale dhe sociale të…