Nën moton “Nga Ndërgjegjësimi në Veprim: Bashkohuni në Luftën Kundër Trafikimit”, Terre des hommes i është bashkuar fushatës kombëtare për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Bashkinë Bulqizë.
Gjatë këtij organizimi masiv ndërgjegjësues shumë përfaqësues të rëndësishëm si Bashkia Bulqizë, UNICEF Albania dhe Ambasada Britanike Tiranë ndanë mesazhe ndërgjegjësuese kundër trafikimit të personave, që askush të mos gjendet i vetëm përballë këtij fenomeni duke theksuar gadishmërinë për mbështetjen e shërbimeve cilësore ndaj grupeve në nevojë.
Përmes artit, të rinjtë trajtuan tema të forta rreth trafikimit të qenieve njerëzore, duke sjellë vëmendjen për rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit, ndihmës dhe mbështetjes për riintegrimin e viktimave të trafikimit."
"Kërkoni rrugën e duhur edhe kur përreth jush ka vetëm errësirë”. Me këto fjalë Luiza Gega ftoi të rinjtë dhe komunitetin e Bulqizës të marshojnë kundër trafikimit.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Terre des hommes, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.