Të rinjtë e Bulqizës, përmes metodologjisë “Ti Krijon”, përmbyllën me sukses rrugëtimin e tyre frymëzues me iniciativën “Sporti dhe Shëndeti” në shkollën “Shefqet Tanci”! Ky rrugëtim u fokusua në rritjen e aftësive të tyre për të identifikuar dhe adresuar problematika në komunitet, duke sjellë ndryshim pozitiv.
Në eventin final, të rinjtë organizuan aktivitete sportive dhe artistike, duke promovuar rëndësinë e sportit dhe aktiviteteve fizike për një stil jete të shëndetshëm. Përmes lojërave dhe pikturave, ata ndanë mesazhe frymëzuese mbi vlerat e sportit si një mjet për zhvillim personal dhe forcim të komunitetit. Rrugëtimi i ka ndihmuar të rinjtë të rriten si liderë të ndryshimit dhe të promovojnë frymën e bashkëpunimit dhe përfshirjes në komunitetin e tyre.
Kjo nismë është ndërmarrë në kuadër të projektit “Transformimi I Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” zbatuar nga Terre des hommes dhe UNICEF Shqipëri, me mbështetjen financiare të Qeverisë Britanike.
Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe komunitetin!