Ngritja e Reziliencës si Instrument Parandalues dhe e Shërbimeve të Reagimit të Menjëhershëm për Fëmijët Viktima të Trafikimit dhe Formave të Rënda të Dhunës.

Projekti synon të ndikojë në nivel individual, komunitar dhe institucional duke modeluar dhe zbatuar qasje të qëndrueshme ku mbështetja e integruar mobilizohet për t'iu përgjigjur nevojave specifike.

 

Pavarësisht përpjekjeve intensive në luftën kundër trafikimit, ekziston ende nevoja për të ofruar mbështetje dhe shërbime të vazhdueshme për riintegrimin e suksesshëm të viktimave të mundshme të trafikimit/viktimave të trafikimit në Shqipëri. Për të forcuar dhe rritur më tej punën e mirë të kryer deri më tani, Terre des hommes dhe UNICEF-i, me mbështetjen financiare të Qeverisë Britanike, kanë ecur përpara për të trajtuar parandalimin dhe reagimin ndaj shkaqeve dhe pasojave rrënjësore të trafikimit, abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Tdh më konkretisht po propozon një ndërhyrje në rajonet e Dibrës. Shkodra, Fieri dhe Kukësi me rezultatet kryesore si më poshtë:


1-    Përmirësimi i aksesit në shërbimet sociale komunitare dhe rritjen e mirëqenies për të parandaluar (ritrafikimin) dhe për të ofruar shërbime mbrojtëse për viktimat e mundshme të trafikimit.
2-    Forcimi i kapaciteteve të profesionistëve të vijës së parë në dy Qendrat One Stop të sapokrijuara për fëmijët e prekur nga abuzimi seksual dhe format e rënda të dhunës. Ofrimi i mbështetjes ndaj personave përgjegjës për hartimin e rregullave parandaluese dhe reaguese ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.
dhe abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve duke përfshirë abuzimin seksual.
3-     Menaxhimi efektiv dhe efikas i programit.


Zonat e synuara: Qarqet e Shkodrës, Dibrës, Kukësit dhe Fierit

Kohëzgjatja: 01.01.2023- 30.04.2024

Lajme të lidhura dhe publikime

Nga projektet kreative, tek sesionet informuese, fëmijët dhe të rinjtë tanë edhe në qytetet e Shkodrës dhe Bulqizës janë angazhuar që në Ditën Ndërkombëtare të Gruas të shpërndajnë mesazhe mbi barazinë gjinore dhe impaktin pozitiv që çdo vajzë dhe grua luan në komunitetin e saj.  Në Qendrën…
Grupi i të rinjve ka ndërmarrë rishtazi një inisiativë të identifikuar përgjatë rrugëtimit “Ti Krijon” për të nxitur ndërgjegjësimin mbi një nga sfidat kryesore me të cilën përballet komuniteti i tyre. Ata adresuan shqetësimin për përfshirjen në sjellje të rrezikshme dhe madje krijimin e varësive…
Në Ditën Ndërkombëtare për Internet të Sigurtë, të rinjtë e Tdh në Dibër të angazhuar me projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri, si dhe të rinjtë që marrin shërbime në Qendrën Komunitare Multifunksionale të Bulqizës, në…
Nuk ka asgjë më të frytshme se të ndajmë njohuritë me njëri tjetrin! Vitin e nisim me aktivitetet rinore në Shkodër, Kukës dhe Bulqizë, ku liderët rinore, pasi morën trajnimin me metodologjinë “Ti Krijon”, ka zhvilluar takimet me grupet e të rinjve për të ndarë me ta dijet e përftuara përmes këtij…
Në Kroaci, çështja e abuzimit me fëmijët u soll në vëmendjen e publikut 20 vjet më parë, duke krijuar një nga modelet më të avancuara të ofrimit të shërbimeve të integruara dhe të specializuara për fëmijët e prekur nga format e rënda të abuzimit, dhe traumës me fokus të dedikuar në shërbimet…
Bulqiza ishte ndalesa e rradhës e fushatës së iniciuar në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, e implementuar nga Tdh, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.  Nxënësit e shkollës 9-…