Ngritja e Reziliencës si Instrument Parandalues dhe e Shërbimeve të Reagimit të Menjëhershëm për Fëmijët Viktima të Trafikimit dhe Formave të Rënda të Dhunës.

Projekti synon të ndikojë në nivel individual, komunitar dhe institucional duke modeluar dhe zbatuar qasje të qëndrueshme ku mbështetja e integruar mobilizohet për t'iu përgjigjur nevojave specifike.

 

Pavarësisht përpjekjeve intensive në luftën kundër trafikimit, ekziston ende nevoja për të ofruar mbështetje dhe shërbime të vazhdueshme për riintegrimin e suksesshëm të viktimave të mundshme të trafikimit/viktimave të trafikimit në Shqipëri. Për të forcuar dhe rritur më tej punën e mirë të kryer deri më tani, Terre des hommes dhe UNICEF-i, me mbështetjen financiare të Qeverisë Britanike, kanë ecur përpara për të trajtuar parandalimin dhe reagimin ndaj shkaqeve dhe pasojave rrënjësore të trafikimit, abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Tdh më konkretisht po propozon një ndërhyrje në rajonet e Dibrës. Shkodra, Fieri dhe Kukësi me rezultatet kryesore si më poshtë:


1-    Përmirësimi i aksesit në shërbimet sociale komunitare dhe rritjen e mirëqenies për të parandaluar (ritrafikimin) dhe për të ofruar shërbime mbrojtëse për viktimat e mundshme të trafikimit.
2-    Forcimi i kapaciteteve të profesionistëve të vijës së parë në dy Qendrat One Stop të sapokrijuara për fëmijët e prekur nga abuzimi seksual dhe format e rënda të dhunës. Ofrimi i mbështetjes ndaj personave përgjegjës për hartimin e rregullave parandaluese dhe reaguese ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.
dhe abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve duke përfshirë abuzimin seksual.
3-     Menaxhimi efektiv dhe efikas i programit.


Zonat e synuara: Qarqet e Shkodrës, Dibrës, Kukësit dhe Fierit

Kohëzgjatja: 01.01.2023- 30.04.2024