Mirëqenia e të rinjve është moto e punës sonë, ndaj skuadrat e Terre des hommes në Fier dhe Dibër, në kuadër të Javës Evropiane të Shëndetit Mendor organizuan takime ndërgjegjësuese mes grupeve të të rinjve të angazhuar me projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri.
Duke u njohur nga afër me shërbimet psikologjike dhe shëndetësore që ofrohen për çdo grupmoshë në lidhje me çështje të shëndetit mendor, të rinjtë mësuan se në përballje me këtë problematikë askush nuk është vetëm! Fokusi i këtyre takimeve ishte t'iu siguronim të rinjve njohuritë dhe burimet e nevojshme për të orientuar drejt sfidave të shëndetit mendor. Duke trajtuar çështje të tilla si stresi, ankthi dhe mirëqenia emocionale, skuadrat e Tdh në Dibër dhe Fier synuan t'i pajisnin pjesëmarrësit me mekanizma praktikë të përballimit dhe një kuptim më të mirë të rëndësisë së shëndetit mendor.
Arion 16 vjeçar pohon se para këtij takimi nuk kishte informacion që ekzistonin shërbime të tilla për njerëz që kanë nevojë:
“Sot u njoha për herë të parë me Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor. Kuptova se sa më shumë të flasim për problema të shëndetit mendor aq më shumë mundet të ndikojmë për të përmirësuar jetën e shumë bashkëmoshatarëve dhe të afërmeve tanë.”
Le të bëhemi bashkë me Arionin dhe shumë të rinj të tjerë për të ndryshuar stigmën!