Përfundon me Sukses Përshtatja në Gjuhën Miqësore për Fëmijë e Kodit të Drejtësisë për të Mitur dhe Ligjit për Rininë.

Përfundon me Sukses Përshtatja në Gjuhën Miqësore për Fëmijë e Kodit të Drejtësisë për të Mitur dhe Ligjit për Rininë.

Kemi kënaqësinë të ndajmë se kemi përfunduar me sukses konsultimin njëmujor për përshtatjen e Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit dhe Ligjit për të Rinjtë në një gjuhë miqësore për fëmijët. Kjo arritje e rëndësishme shënon një hap vendimtar drejt bërjes së sistemit ligjor më të aksesueshëm dhe të kuptueshëm për të rinjtë, një fushë ku Terre des hommes vijon të kontribuojë me ekspertizën e saj prej vitesh. 

Kuptimi i zhargonit ligjor mund të jetë sfidues për fëmijët dhe adoleshentët. Gjuha ligjore është shpesh komplekse dhe e mbushur me terma teknikë që mund të tingëllojnë të vështirë për t'u kuptuar. Duke i përshtatur këto dokumente thelbësorë në një gjuhë miqësore për fëmijët, ne synojmë të sigurojmë që të rinjtë të kuptojnë më qartë dhe më efektivisht të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.

E gjitha kjo u realizua falë punës dhe përkushtimit të të rinjve tanë të mrekullueshëm nga 8 qytete në të gjithë vendin, të cilët morën pjesë në projektin "Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia" me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake të Zhvillimit dhe ADC në Shqipëri! Falenderojmë nga zemra të gjithë ata që kontribuan me kohën dhe ekspertizën e tyre në këtë projekt.

Ne jemi krenarë për këtë arritje dhe garantojmë se do të vijojmë me të njëjtin përkushtim përpjekjet tona për të mbështetur dhe mbrojtur të drejtat e të rinjve.