Nisin Trajnimet mes të Rinjve që Kërkojnë të Sjellin Ndryshim Përmes Advokimit dhe Lobimit!

Nisin Trajnimet mes të Rinjve që Kërkojnë të Sjellin Ndryshim Përmes Advokimit dhe Lobimit!

Fieri, Shkodra, Dibra dhe Lezha janë qytetet e para ku të rinjtë e trajnuar për Advokim dhe Lobim kanë nisur të shpërndajnë dijen e marrë mes bashkëmoshatarëve.

Fuqizimi i të rinjve për të njohur rrugët që mund të ndjekin për të krijuar të ardhmen që duan në komunitetet tona është një proces i gjatë, por të rinjtë e angazhuar në projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri dhe e zbatuar nga Tdh, janë të bindur se bashkëmoshatarët e tyre janë gati për t’iu bashkuar kësaj përpjekje. Njihuni me disa nga përshtypjet e të rinjve pjësëmarrës në këtë proces.

"Ndihem plot vetëbesim kur prezantoj para bashkëmoshatarëve të mi. E vlerësoj mundësinë që më dha Tdh pasi zbulova aftësi të reja tek vetja ime." - thotë Alesia, 17 vjeçare nga qyteti i Lezhës. “Ky trajnim që mu dha nga bashkëmoshatarët e mi më shërbeu që të njoh më mirë procese si Advokimi dhe Lobimi, bashkë me hapat që duhen ndjekur për të arritur më shumë rezultate për çështjet që na shqetësojnë ne të rinjve”. - pohon Ermiri, 17 vjeç nga Dibra.

Ndërsa Nikola nga Shkodra,ndan këtë përshtypje pas pjesëmarrjes në trajnim: "Shpeshherë, ne nuk dimë t’i adresojmë kauzat tona por tani nëpërmjet hapave që mësuam në këtë sesion qartësuam rrugën që duhet të ndjekim për një kauzë të caktuar deri në zgjidhjen e saj."

Vetëm duke fuqizuar zërin e të rinjve, të gjithë bashkë, mund të sjellim ndryshimin që duam!