Projekti Kërkimor mbi Dhunën Seksuale Online

Me fokus tek pjesëmarrja e të rinjve, ky projekt kërkimor hulumton mbi normat e reja sociale që përhapin dhunën seksuale mes të rinjve në internet, eksploron ide të të rinjve për parandalimin e këtij fenomeni, duke sfiduar normat e dëmshme dhe forcimin e normave mbështetëse, teksa në të njëjtën kohë rrit njohurinë e përvojës së të rinjve me dhunë seksuale nga njëri-te-tjetri në internet.

 

Objektivat kryesore:

  1. Mbështetje për sektorin e teknologjisë, qeverinë dhe aktorët e shoqërisë civile për të kuptuar rreziqet që përballen të rinjtë në internet dhe për të ofruar udhëzimet e duhura në mbështetje të politikave që shmangin rreziqet. 
  2. Të punuarit me të rinjtë për të forcuar strategjitë e mbështetjes së bashkëmoshatarëve. Të rinjtë do të identifikojnë zgjidhje praktike për garantimin e sigurisë në internet, të cilat mund të përfshihen në rekomandimet për sektorët kryesorë.

Grupi i Synuar: Ky projekt kërkimor do të angazhojë të rinjtë nga mosha 13 deri në 18 vjeç si pjesëmarrës në hulumtim, duke qenë se kjo grupmoshë përkon me një periudhë të kalimit të jetës së tyre ku ata eksplorojnë seksualitetin dhe marrëdhëniet e tyre dhe kalojnë kohë të konsiderueshme në internet. Ndërsa kërkimi fokusohet në pjesëmarrësit 13-18 vjeç, ata do të pyeten për përvojat e fëmijëve më të vegjël ( grupmosha 7-12 vjeç). Të gjithë të rinjtë që do të ndërhyjnë për të marrë pjesë duhet të kenë përvoja në internet në të tri vendet e përfshira në projekt: Shqipëri, Kanada dhe Kenya.

Kohëzgjatja e projektit: Shkurt 2023-Janar 2025.

Donatorët dhe partnerët zbatues: Projekti Kërkimor i Koalicionit Teknologjik për Internetin e Sigurtë i themeluar nga Koalicioni Teknologjik kundër Dhunës ndaj Fëmijëve dhe i zbatuar në bashkëpunim me Royal Roads University (Canada), International Institute for Child Right and Development (USA), dhe Kenya Alliance for the Advancement of Children (Kenya). 
 

Lajme të lidhura dhe publikime

Pesëmbëdhjetë të rinj nga gjimnazi "Sinan Tafaj" në Tiranë dhe shkolla 9-vjeçare "Ibrahim Daçi" në Shupenzë, bashkë-kërkues në studimin që Terre des hommes po ndërmerr lidhur me dhunen online seksuale mes të rinjve, morën pjesë në workshop-in dyditor ku analizuan të dhënat e mbledhura gjate…
Njëzet të rinj nga Tirana dhe Shupenza të trajnuar për këtë tematikë organizuan një aktivitet hulumtues me bashkëmoshatarët në gjimnazin “Sinan Tafaj” në Tiranë dhe në shkollën “Ibrahim Daci” në Shupenzë (Bulqizë). Në diskutimin e të rinjve u përfshinë edhe psikologë, mësues, punonjës social dhe…
Terre des hommes është bërë e një projekti kërkimor për të studiuar bashkë me të rinjtë dhunën seksuale online mes bashkëmoshatarëve. Në këtë kuadër, në dy workshopet e zhvilluara në zbatim të këtij projekti, përkatësisht në Tiranë me nxënësit e shkollës së mesme “Sinan Tafaj” dhe në Shupenzë, (…