Studimi mbi Dhunën Seksuale Online, 15 të Rinj Bashkë-Kërkues Pjesë e një Workshop-i për Analizimin e të Dhënave

Studimi mbi Dhunën Seksuale Online, 15 të Rinj Bashkë-Kërkues Pjesë e një Workshop-i për Analizimin e të Dhënave

Pesëmbëdhjetë të rinj nga gjimnazi "Sinan Tafaj" në Tiranë dhe shkolla 9-vjeçare "Ibrahim Daçi" në Shupenzë, bashkë-kërkues në studimin që Terre des hommes po ndërmerr lidhur me dhunen online seksuale mes të rinjve, morën pjesë në workshop-in dyditor ku analizuan të dhënat e mbledhura gjate procesit të hulumtimit me bashkëmoshataret në shkollat e tyre. Gjatë këtij rrugëtimi dymujor të rinjtë janë pajisur me njohuri të reja në lidhje me hulumtimin që ata vetë po drejtojnë në të gjithë hapat e tij.  

Një nga vajzat pjesëmarrëse ndau këtë mesazh në përfundim të workshop-it:

 «Ishte shumë informacion i vlefshëm, jo vetëm për mua që tashmë e di sesi duhet të reagoj për t’u mbrojtur nga ky fenomen, por edhe për ta shpërndarë këtë dije tek bashkëmoshatarët tanë pasi në kohën që po jetojmë të gjithë jemi të ekspozuar ndaj dhunës seksuale online »

Pas këtij aktiviteti, të rinjtë bashkë-kërkues do të përfshihen në prezantimin e gjetjeve dhe raportit kërkimor.

Projekti kërkimor i Koalicionit Teknologjik për Internetin e Sigurtë, në të cilin Tdh është një nga partnerët zbatues, bashkë me me Royal Roads University (Canada), International Institute for Child Right and Development (USA), dhe Kenya Alliance for the Advancement of Children (Kenya) ka për qëllim të ofrojë më shumë mbështetje për qeverinë dhe aktorët e shoqërisë civile për të kuptuar më mirë rreziqet me të cilat të rinjtë ndeshen duke lundruar në internet.