Tdh Vijon Punën me Projektin Kërkimor mbi Dhunën Seksuale Online

Tdh Vijon Punën me Projektin Kërkimor mbi Dhunën Seksuale Online

Njëzet të rinj nga Tirana dhe Shupenza të trajnuar për këtë tematikë organizuan një aktivitet hulumtues me bashkëmoshatarët në gjimnazin “Sinan Tafaj” në Tiranë dhe në shkollën “Ibrahim Daci” në Shupenzë (Bulqizë). Në diskutimin e të rinjve u përfshinë edhe psikologë, mësues, punonjës social dhe përfaqësues të policisë e qendrës shëndetsore të zonës. Të rinjtë vunë theksin veçanërisht tek rëndësia e raportimit të fenomenit dhe sesi ata mund të ndihen më të sigurtë online.  

Është e rëndësishme të tregohemi të kujdesshëm kur lundrojmë online dhe të mos ndajmë informacion personal, të mbështesim njëri-tjetrin si në raste risku dhe t’i raportojmë këto raste tek prindërit, shkolla dhe policia.”- pohon një nga nxënëset pjesëmarrëse. 
Më vjen mirë që na u krijua hapësira dhe mundësia për të folur mbi nje temë që nuk trajtohet shpesh” – thotë një tjetër nxënës. 

Projekti kërkimor i Koalicionit Teknologjik për Internetin e Sigurtë, në të cilin Tdh është një nga partnerët zbatues, bashkë me me Royal Roads University (Canada), International Institute for Child Right and Development (USA), dhe Kenya Alliance for the Advancement of Children (Kenya) ka për qëllim të ofrojë më shumë mbështetje për qeverinë dhe aktorët e shoqërisë civile për të kuptuar më mirë rreziqet me të cilat të rinjtë ndeshen duke lundruar në internet.