Ngritja e Reziliencës si Instrument Parandalues dhe e Shërbimeve të Reagimit të Menjëhershëm për Fëmijët Viktima të Trafikimit dhe Formave të Rënda të Dhunës.

Projekti synon të ndikojë në nivel individual, komunitar dhe institucional duke modeluar dhe zbatuar qasje të qëndrueshme ku mbështetja e integruar mobilizohet për t'iu përgjigjur nevojave specifike.

 

Pavarësisht përpjekjeve intensive në luftën kundër trafikimit, ekziston ende nevoja për të ofruar mbështetje dhe shërbime të vazhdueshme për riintegrimin e suksesshëm të viktimave të mundshme të trafikimit/viktimave të trafikimit në Shqipëri. Për të forcuar dhe rritur më tej punën e mirë të kryer deri më tani, Terre des hommes dhe UNICEF-i, me mbështetjen financiare të Qeverisë Britanike, kanë ecur përpara për të trajtuar parandalimin dhe reagimin ndaj shkaqeve dhe pasojave rrënjësore të trafikimit, abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Tdh më konkretisht po propozon një ndërhyrje në rajonet e Dibrës. Shkodra, Fieri dhe Kukësi me rezultatet kryesore si më poshtë:


1-    Përmirësimi i aksesit në shërbimet sociale komunitare dhe rritjen e mirëqenies për të parandaluar (ritrafikimin) dhe për të ofruar shërbime mbrojtëse për viktimat e mundshme të trafikimit.
2-    Forcimi i kapaciteteve të profesionistëve të vijës së parë në dy Qendrat One Stop të sapokrijuara për fëmijët e prekur nga abuzimi seksual dhe format e rënda të dhunës. Ofrimi i mbështetjes ndaj personave përgjegjës për hartimin e rregullave parandaluese dhe reaguese ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.
dhe abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve duke përfshirë abuzimin seksual.
3-     Menaxhimi efektiv dhe efikas i programit.


Zonat e synuara: Qarqet e Shkodrës, Dibrës, Kukësit dhe Fierit

Kohëzgjatja: 01.01.2023- 30.04.2024

Lajme të lidhura dhe publikime

“Thyej Heshtjen! Të Bashkuar Kundër Trafikimit” është tema e fushatës ndërgjegjësuese që ka nisur tashmë prej 29 Majit me dy aktivitetet e para të zhvilluara në gjimnazin “Jordan Misja”, Shkodër dhe në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit. Gjatë këtyre dy…
Enkelejda dhe Anxhela, përkatësisht njëra specialiste për të miturit dhe dhunën në familje në Drejtorinë e Policisë Fier dhe tjetra Koordinatore e Qendrës me Një Ndalesë në Shkodër u bënë pjesë e një workshopi të organizuar nga Terre des hommes në kuadër të projektit “Ngritja e Reziliencës si…
Gjashtë muaj nga miratimi i Udhëzimi nr.564/2022 të Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mirëqenies Sociale për ngritjen e Qendrave me Një Ndalesë për të miturit, viktima ose dëshmimtarë të abuzimit seksual dhe formave më të rënda të dhunës, Terre des hommes Shqipëri ka thirrur në një workshopi dy-ditor…
Muaji Mars i dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit të vajzave dhe grave për eleminimin e të gjitha formave të dhunës, pati në qendër të vëmendjes nxënësit e shkollës 9 – vjeçare “Ndoc Mazi” dhe “Edit Durham” në Shkodër, të cilët patën mundësi të informoheshin mbi: Historinë e caktimit të ditës…