Fushata Ndërgjegjësuese Kundër Trafikimit Vazhdon

Fushata Ndërgjegjësuese Kundër Trafikimit Vazhdon

Bulqiza ishte ndalesa e rradhës e fushatës së iniciuar në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, e implementuar nga Tdh, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana. 
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Daci” në Shupenzë së bashku me profesionistë të tryezës teknike ndërsektoriale të sistemit mbrojtës të fëmijëve në Bulqizë, përfaqësues nga Bashkia e Bulqizës, UNICEF dhe skuadra e Terre des hommes patën mundësi të diskutonin mbi modelin pozitiv të angazhimit të tyre sit ë rinj, teksa më të vegjëlit u bënë pjesë e disa lojërave psiko-sociale dhe demonstrime që nxirrnin në pah shërbimin miqësor ndaj fëmijëve. 

Gjatë aktivitetit u lançua dhe shërbimi lëvizës i Terre des hommes në bashkëpunim me Bashkinë e Bulqizës.  
Aktiviteti u përshëndet edhe nga ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, i cili u interesua të njihej nga afër me shërbimet e ofruara në Bashkinë e Bulqizës për fëmijët dhe të rinjtë e komunitetit.