Enkelejda dhe Anxhela, përkatësisht njëra specialiste për të miturit dhe dhunën në familje në Drejtorinë e Policisë Fier dhe tjetra Koordinatore e Qendrës me Një Ndalesë në Shkodër u bënë pjesë e një workshopi të organizuar nga Terre des hommes në kuadër të projektit “Ngritja e Reziliencës si Instrument Parandalues dhe e Shërbimeve të Reagimit të Menjëhershëm për Fëmijët Viktima të Trafikimit dhe Formave të Rënda të Dhunës”, i zbatuar nga Terre des hommes dhe UNICEF Shqipëri me mbështetjen financiare të British Embassy Tirana. Njihuni me përshtypjet e tyre pas pjesëmarrjes në workshop:
“Përshëndetje! Unë jam Enkelejda. Jam specialist për të miturit dhe dhunën në familje në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Pjesëmarrja në këtë trajnim është shumë e rëndësishme sepse na ka bërë bashkë të gjithë ne, aktorëve të dy qarqeve ku janë ngritur qendrat me një ndalesë për të ndarë eksperiencat tona, për të rritur bashkëpunimin, për të mësuar nga njëri-tjetri, për të parë më mirë detyrat funksionale dhe se çfarë mund të bëjmë në mënyrë të tillë që t’I ofrojmë një qasje multidisiplinare një rasti, një fëmije të mitur. Është në fillimet e veta dhe duket që ka vështirësi, por besoj se duke qenë në hapat e parë ne do të bëjmë të mundur që për realizimin e saj ta transferojmë fëmijën në njësitë e intervistimit të drejtorive vendore. Njësitë janë të përshtatura. Besoj se pavarësisht kësaj ne do të arrijmë të koordinojmë veprimet që fëmijët të marrin shërbimin e duhur dhe që intervista të kryhet vetëm njëherë sepse kjo është e rëndësishme që fëmijën ta intervistojmë sa më pak të jetë e mundur”.
“Unë jam Anxhela Radovani dhe jam koordinatore pranë Qendrës me Një Ndalesë në Shkodër. Pritshmëritë e kësaj dite të parë të workshopit u realizuan me bashkëndarjen e eksperiencave të këtyre dy qendrave të vendosura njëra në Shkodër e tjetra në Fier. Madje mund të themi se pritshmëritë u tejkaluan pasi bashkëndamë edhe sfidat e këtij procesi. Mendoj se takime të tilla janë esenciale për një shërbim që është ri sepse edhe na ndihmojnë që të ngremë një model sa më ideal dhe të shkojmë aty ku duhet me këto modele dhe shërbime të reja. Të ulësh gjithë stakeholders-at në një tryezë është shumë e vështirë. T'I bësh të ecin në një drejtim është gjithashtu një sfidë. Të kemi të njëjtën të kuptuar të këtij shërbimi të ri, është gjithashtu një sfidë.”