8 Marsi, Përfshirja në Fokus të Aktiviteteve në QKM-të Shkodër dhe Bulqizë

8 Marsi, Përfshirja në Fokus të Aktiviteteve në QKM-të Shkodër dhe Bulqizë

Nga projektet kreative, tek sesionet informuese, fëmijët dhe të rinjtë tanë edhe në qytetet e Shkodrës dhe Bulqizës janë angazhuar që në Ditën Ndërkombëtare të Gruas të shpërndajnë mesazhe mbi barazinë gjinore dhe impaktin pozitiv që çdo vajzë dhe grua luan në komunitetin e saj.  Në Qendrën Komunitare nr.5 për Familjen në Shkodër u diskutua në prani të vajzave dhe nënat që marrin shërbime në këtë qendër mbi histori frymëzuese të grave që kanë shkruar historinë e të drejtave, duke luftuar steriotipet dhe paragjykimet të cilat ende ndeshen dhe sot në shoqëri. 

Teksa në Qendrën Komunitare në Bulqizë, nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rushiti” realizuan përmes materialeve të riciklueshme lule si si simbol të kësaj dite, duke ia dhuruar vajzave dhe grave në pedonalen e qytetit.

Për Malvinën. 16 vjeçare, punime kreative sado të vogla mbartin mesazhe të mëdha:
“I kemi bërë me shumë dashuri ndaj duam që sa herë nënat dhe gratë t’i shohin, t’iu kujtojmë se asnjëherë nuk janë vetëm”
Këto aktivitetet janë realizuar në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, implementuar nga Tdh, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.