Metodologjia "Ti Krijon", Zëri i të Rinjve të Bulqizës Përmes Artit

Metodologjia "Ti Krijon", Zëri i të Rinjve të Bulqizës Përmes Artit

Filloi udhëtimi i të rinjve tanë nga qyteti i Bulqizës, për të aplikuar njohuritë dhe aftësitë e fituara mbi metodologjinë “Ti Krijon” dhe për t'i ndarë ato me bashkëmoshatarët e tyre. Ndalesa e parë ishte në Njësinë Adminsitrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë.

Nëpërmjet aktiviteteve të kryera gjatë këtyre takimeve, u synua që të rinjtë jo vetëm të njihen me njëri-tjerin, por që nëpërmjet artit, të eksplorojnë shtyllat e mirëqenies dhe të kuptojnë hapat që ata duhet të ndjekin për të mbështetur mirëqenien e tyre si dhe për të krijuar ndryshim pozitiv në komunitet. 

Rudmina, një 14 -vjeçare pjesëmarrëse në trajnim shprehet: 
"Të jem pjesë e këtij aktiviteti është një ndër mundësitë më të mira që unë kam pasur për të zhvilluar aftesitë dhe inteligjencën time. Gjithashtu, njohja me bashkëmoshatarët është një sfidë dhe një kënaqesi”.


Gjatë gjithë procesit “Ti Krijon”, të rinjtë do të shfrytëzojnë artin dhe aktivitetet krijuese për zbatimin e inciativave që sjellin ndryshim social pozitiv duke kontribuar kështu në rritjen e mirëqenies së bashkëmoshatarëve të tyre. 
 
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Terre des hommes, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.