Transformimi i Reagimit Kombëtar ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Shqipëri

Ofrimi i shërbimeve të orientuara në komunitet, me akses në shërbimet sociale për të ulur vulnerabilitetin dhe për të riintegruar personat në rrezik të lartë të trafikimit në Shqipëri. Identifikim i hershëm i personave në rrezik, ndërhyrje parandaluese dhe efiçente, nëpërmjet fuqizimit të komunitetit dhe pjesëmarrjen në mënyrë direkte të familjeve, fëmijëve dhe të rinjve.

Qëllimi

Kjo ndërhyrje synon identifikimin e hershëm të individëve në rrezik trafikimi në Shkodër, Kukës dhe Dibër dhe referimi i tyre tek shërbimet përkatëse për të parandaluar viktimizimin e mëtejshëm; Mbështetjen e aksesit në shërbime cilësore dhe të koordinuara, fuqizimin si edhe riintegrimin e personave në rrezik trafikimi dhe familjeve të tyre, bazuar në nevojat që paraqesin.

Është e pranuar se grupet me rrezik të lartë trafikimi janë ato me histori abuzimi, dhune, situate jofunksionale të familjes dhe mbështetje sociale të ulët, shumë shpesh të shoqëruara nga një përhapje e lartë e abuzimi seksual, dhunës në familje, abuzimit me substance, martesë në moshë të hershme dhe punës së detyruar. Ndaj, rritja e reziliencës të personave me rrezik të lartë trafikimi, paraqesin mure mbrojtëse për të shmangur viktimizimin e mëtejshëm të tyre dhe për të parandaluar trafikimin.

Aktivitetete kryesore:

  • Identifikimi i fëmijëve, të rinjve dhe familjeve në rrezik, në zonat e synuara, përmes aktiviteteve në terren.
  • Mbështetja e Qendrave Komunitare Multi-Funksionale për të ndihmuar familjet vulnerable nëpërmjet shërbimeve fuqizuese, përfshirjes sociale dhe rrjeteve mbështetëse.
  • Ofrimi i shërbimeve fuqizuese për të rinjtë, duke përfshirë këshillim psiko-social, këshillim karriere, iniciativa sociale të drejtuara nga të rinjtë, mbështetje nga bashkëmoshatarët dhe aktivitete psiko-sociale për fëmijët dhe të rinjtë.
  • Parandalimi i braktisjes së shkollës nëpërmjet aktiviteteve të integrimit në shkollë dhe klasa pas-shkollore për të rinjtë dhe fëmijët nga komunitetet në nevojë.

KOHEZGJATJA: 2020 - 2022

SHTRIRJA GJEOGRAFIKE: Shkodër, Kukës, Dibër

Projekti “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qënieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” udhëhiqet nga UNICEF Albania dhe mbështetet nga Qeveria Britanike.

Lajme të lidhura dhe publikime

Mekanizmi lokal i koordinimit në Bashkinë Bulqizë koordinon përpjekjet e përbashkëta të aktorëve institucionalë dhe të shoqërisë civile për të parandaluar trafikimin, nxitur bashkëpunimin dhe për të ndërhyrë kur ka nevojë duke garantuar referimin efektiv të rasteve.Në takimin reflektues dhe…
Shërbimi lëvizës vazhdon edhe këtë muaj në Njësinë administrative Ostren.Qendra Komunitare Multifunksionale Bulqizë organizoi aktivitete psikosociale sipas metodologjisë “Lëvizje, Lojëra dhe Sporte” me 22 nxënës nga Shkolla e Mesme e Bashkuar “Elez Koçi”.Fëmijët patën mundësi të zhvillonin…