Takim koordinues me rrjetin e mbrojtjes së fëmijëve në Bashkinë Bulqizë

Takim koordinues me rrjetin e mbojtjes së fëmijëve në Bashkinë Bulqizë

Mekanizmi lokal i koordinimit në Bashkinë Bulqizë koordinon përpjekjet e përbashkëta të aktorëve institucionalë dhe të shoqërisë civile për të parandaluar trafikimin, nxitur bashkëpunimin dhe për të ndërhyrë kur ka nevojë duke garantuar referimin efektiv të rasteve.

Në takimin reflektues dhe koordinues të rrjetit aktorët e Bashkisë Bulqizë dhe Qendrës Komunitare Multifunksionale reflektuan mbi rezultatet e arritura dhe diskutuan sfidat e hasura gjatë vitit 2024. Nën moton “Bashkimi bën fuqinë”- u theksua rëndësia e qasjes së vazhdueshme të mekanizmit lokal duke ofruar mundësi për përmisimin e cilësisë së punës të përbashkët.

Ky takim u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Terre des hommes, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.