“Mbrojmë jetën, ndërtojmë reziliencën: Reagimi Lokal ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore”

Ky projekt synon të parandalojë trafikimin e qenieve njerëzore duke forcuar mbrojtjen, fuqizimin dhe përfshirjen sociale të personave në rrezik trafikimi në bashkitë e Bulqizës, Dibrës dhe Klosit. Përmes një pakete gjithëpërfshirëse shërbimesh të integruara, të bazuara në komunitet dhe shërbimet lëvizëse, ndërhyrja adreson si cënueshmëritë individuale ashtu edhe barrierat sistemike që kufizojnë aksesin në mbështetje. Duke parandaluar shfrytëzimin para se të ndodhë, duke rritur aksesin në shërbimet e integruara të mbrojtjes dhe duke mundësuar riintegrimin socio-ekonomik, kjo ndërhyrje kontribuon drejtpërdrejt në trajtimin e skllavërisë moderne që në burim, në promovimin e qëndrueshmërisë dhe vendosjen e ndryshimeve afatgjata të sistemeve.

Kick off

Rezultatet:

• Qendra Komunitare Multifunksionale (MFCC) konsolidohet në Bulqizë dhe hapet një e re në Dibër, për të ofruar shërbime të integruara gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme për individët në rrezik.

• Shërbimi parandalues lëvizës “Akses dhe Mbështetje” (Reach and Support) ofrohet në njësitë administrative të Bulqizës, Dibrës dhe Klosit.

• Individët në rrezik marrin mbështetje për punësim përmes këshillimit profesional, zhvillimit të aftësive dhe mundësive për vetëpunësim

• Ofruesit e shërbimeve në bashkitë e synuara rrisin aftësitë dhe njohuritë e tyre për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

• Hartohet dhe testohet modeli “Akses dhe Mbështetje” si shërbim parandalues për t’u pilotuar në bashkitë e synuara.

 

Zonat e synuara: Bashkia Bulqizë, Bulqizë dhe Klos

Kohëzgjatja: 08 Shtator 2025 – 31 Mars 2026

UK International Development from the UK government
Bashkia Bulqizë
Bashkia Bulqizë
Bashkia Dibër
Bashkia Dibër

Lajme të lidhura dhe publikime

A jeni një i ri/e re nga Bulqiza ose Dibra që ke pasion për të drejtat e njeriut, përfshirjen sociale dhe dëshiron të bësh një ndryshim në komunitetin tënd?Terre des hommes – Misioni në Shqipëri po kërkon të krijojë Bordin Këshillimor të të Rinjve si pjesë e projektit “Mbrojmë Jetën, Ndërtojmë…