A jeni një i ri/e re nga Bulqiza ose Dibra që ke pasion për të drejtat e njeriut, përfshirjen sociale dhe dëshiron të bësh një ndryshim në komunitetin tënd?
Terre des hommes – Misioni në Shqipëri po kërkon të krijojë Bordin Këshillimor të të Rinjve si pjesë e projektit “Mbrojmë Jetën, Ndërtojmë Reziliencë: Një Reagim Lokal ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, që synon parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzve përmes forcimit të mbrojtjes, fuqizimit dhe përfshirjes sociale të personave në rrezik. Zëri juaj nuk është thjesht i mirëpritur — ai është i nevojshëm!
Çfarë është Bordi Këshillimor i të Rinjve?
Bordi Këshillimor i të Rinjve është një grup i të rinjve të përkushtuar që do të mbështesin këtë projekt duke ndarë vëzhgimet e tyre, duke ndihmuar në hartimin e aktiviteteve dhe duke udhëhequr iniciativat e komunitetit të drejtuara nga të rinjtë. Si anëtar i Bordit, ju do të luani një rol kyç në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzve, duke promovuar ndërgjegjësimin, mbrojtjen dhe përfshirjen në nivel lokal.
Çfarë përfitoni duke u bërë pjesë e Bordit Këshillimor të të Rinjve?
• Ndërtoni një rrjet të fortë me të rinj të tjerë dhe profesionistë
• Mësoni aftësi të reja (komunikim, advokim, lidership, mendim kritik)
• Zhvilloni aftësi që janë të vlefshme për karrierën tuaj të ardhshme
• Merrni pjesë në aktivitete të ndërtimit të ekipit dhe angazhimit komunitar
• Merrni një Certifikatë Vlerësimi për kontributin dhe angazhimin tuaj
Kush mund të aplikojë?
Ne po kërkojmë të rinj që:
• Janë 15–21 vjeç dhe jetojnë në Bulqizë ose Dibër
• Kanë pasion për ndryshimin e komunitetit, drejtësinë sociale dhe fuqizimin e të rinjve
• Janë të gatshëm të angazhohen në takime dhe aktivitete komunitare rregullisht
Ajo që ne vlerësojmë më shumë është motivimi dhe gatishmëria për të vepruar.
Roli dhe Përgjegjësitë
• Merrni pjesë në takimet e Bordit dhe mbështesni projektin duke dhënë këshilla
• Ndani perspektivën tuaj mbi çështjet që lidhen me të rinjtë
• Ndihmoni në hartimin dhe udhëheqjen e fushatave të ndërgjegjësimit për të rinjtë
• Shërbeni si zëri i bashkëmoshatarëve tuaj në Bulqizë dhe Dibër
Afati për aplikim: 2 dhjetor 2025
Projekti “Mbrojmë jetën, ndërtojmë reziliencën: Reagimi Lokal ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore” zbatohet nga Terre des hommes Shqipëri dhe Edu Innovation dhe financohet nga UK International Development i Qeverisë Britanike - British Embassy Tirana.