Kthim në Shtëpi, Kthim te Shpresa!

Ndërhyrja Kthim në shtëpi, kthim te shpresa! ndërtuar mbi mbështetjen emergjente të ofruar nga Tdh për familjet e prekura nga tërmeti vdekjeprurës i 26 Nëntorit 2020. Ai u fokusua në fazën e ndërmjetme ku familjet ishin në procesin e rikuperimit të tyre ndërsa përpiqeshin të gjenin zgjidhje afatgjata për nevojat e tyre për strehim.

Qëllimi

Mundësimi i ofrimit të hapësirave miqësore për fëmijët, mbështetjes psikosociale dhe shërbimeve komunitare për fëmijët dhe familjet e prekura nga tërmeti.

Projekti vijon me mbështetjen e familjeve të identifikuara tashmë në fazën e emergjencës, ndërsa identifikon, vlerëson nevojat dhe planifikon mbështetjen e personalizuar për familjet e tjera që janë në proces rikuperimi pas tërmetit në qarkun e Lezhës dhe Durrësit.

Hapi dhe aktivitetet e ndërmarra gjatë zbatimit të projektit:

Koordinim dhe planifikim me Bashkitë Lezhë dhe Durrës - Fillimisht filloi puna me familjet e strehuara në çadra dhe ato familje që kishin pësuar dëme totale në banesë. Këtyre familjeve iu ofrua menjëherë ndihma emergjente e cila përfshinte asistencë me ushqime dhe pako higjienike por edhe ndihmë psikologjike nëpërmjet psikologut të kontraktuar.

Vlerësimi i nevojave të punës dhe familjes - Nëpërmjet vizitave në terren ne vlerësuam nevojat imediate të familjeve të prekura nga tërmeti, por edhe mirëqenien e dobët socio-ekonomike dhe psikologjike të atyre familjeve.

Mbështetje psikosociale për fëmijët dhe familjet - Terre des Hommes krijoi hapësira miqësore për fëmijët në qytetet e prekura si Lezha dhe Durrësi. Këto hapësira i ndihmuan fëmijët e përfshirë në aktivitete të përshtatshme për ta, për të dhënë ndihmën e nevojshme psikologjike për të përmirësuar aftësitë e tyre sociale gjatë traumës pas tërmetit.

Kthim në shtëpi, kthim te shpresa! financuar nga Kantoni Cyrih