ERCA - Mbështetje Emergjente dhe Rikuperimi për Fëmijët dhe Familjet në Nevojë të Prekur nga Situata e Pandemisë COVID-19 në Shqipëri

Familjet vulnerabël që vuanin nga kushtet e këqija të jeteses kur pandemia goditi vendin, kanë përjetuar vështirësi ekonomike ekstreme gjatë krizës së COVID-19, ndërkohë që kanë pasur historikisht vështirësi për të aksesuar shërbimet publike.

Qëllimi

Rritja e aksesit të fëmijëve dhe familjeve vulnerabël të prekura nga COVID-19 në një mjedis mbrojtës të përmirësuar dhe të qëndrueshëm.

Shoqëria shqiptare, ashtu si shumë vende të tjera, do të kenë efekte të thella afatgjata si rezultat i ndikimit social dhe ekonomik të pandemisë COVID-19. Familjet vulnerabël që vuajtën tashmë kushte të këqija jetese kur pandemia goditi vendin, kanë përjetuar vështirësi ekonomike ekstreme gjatë krizës së COVID-19, ndërkohë që kanë pasur njëkohësisht vështirësi historike për të aksesuar shërbimet publike. Misioni Terre des hommes në Shqipëri po zbaton projektin e financuar nga BE “Mbështetje emergjente dhe rimëkëmbje për fëmijët dhe familjet vulnerabël të prekura nga situata e pandemisë COVID-19 në Shqipëri” (ERCA).

Projekti fokusohet në sigurimin e disponueshmërisë së shërbimeve të drejtpërdrejta përmes ofrimit të shërbimeve dhe mbështetjes për një mekanizëm referimi proaktiv dhe ka sinergji me nismat e tjera kombëtare dhe rajonale që përfshijnë parandalimin dhe mbështetjen për komunitetet e cenueshme të prekura nga COVID-19.

Terre des hommes synon (1) Të ofrojë shërbime të cilësisë së avancuar të kujdesit social për urgjencë dhe rimëkëmbje ndaj komuniteteve vulnerabël të prekura nga COVID-19 (duke përfshirë, por pa u kufizuar në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, arsimin, shëndetin mendor dhe shërbimet psiko-sociale); (2) Të fuqizojë ofruesit e shërbimeve për të ofruar mbështetje të kujdesit social për komunitetet e vulnerabël në situatën COVID-19 përmes ndërtimit të strukturuar të kapaciteteve; (3) Ti përditësojë me njohuri komunitetet vulnerabël për masat parandaluese të COVID-19 dhe shërbimet e duhura të disponueshme të mbrojtjes së kujdesit social përmes mbështetjes së fushatave ndërgjegjësuese.

Përmes ERCA:

  • 378 familje, përafërsisht 1500 individë do të marrin mbështetje direkt (në natyrë);
  • 250 fëmijë do të përfundojnë programet e mbështetjes shkollore COVID-19  me një minimum prej 80% të frekuentimit. 
  • 400 fëmijë, të rinj dhe të rritur do të marrin mbështetje psiko-sociale për të përballuar ndikimin e COVID-19 në jetët e tyre përmes sesioneve këshillimore individuale dhe në grup;
  • 150 raste do të marrin mbështetje për menaxhim rastesh;
  • 40 fëmijë në situatë rruge do referohen në Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve (NJMF);
  • 140 profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve dhe punës sociale do të trajnohen për menaxhim rasti në situatën e post COVID-19 me qëllim rritjen e besimit përmes modaliteteve të reja të punës online diktuar nga pandemia;
  • 120 profesionistë ( punonjës socialë dhe psikologë në njësitë psiko-sociale shkollore) do të asistohen për të për të ofruar mbështetje për fëmijët vulnerabël në përgjigjie të COVID-19;
  • 2,400 fëmijë vulnerabël, të rinj dhe të rritur do të marrin shërbime të drejtpërdrejta dhe mbështetje direkte prej të cilave do të përfitojnë rreth 600 familje.

 

KOHËZGJATJA: 12 muaj

ZONAT E SYNUARA: Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë

PARTNERËT E PROJEKTIT: Linja kombëtare e ndihmës për fëmijët ALO 116 111, Qendra për Shërbimet e Integruara Psikologjike, Qendra Sociale Murialdo, Shoqata Ndërkombëtare për Solidaritet (SHIS Albania), Nisma për ndryshime sociale (NISMA – Arsis)

Aksioni ERCA - Mbështetje emergjente dhe rikuperimi për fëmijët dhe familjet në nevojë të prekur nga situata e pandemisë COVID-19 në Shqipëri, financohet nga Bashkimi Evropian.