Informacion i përgjithshëm mbi organizatën
Terre des hommes (Tdh) është organizata lider zvicerane për ndihmën ndaj fëmijëve, e themeluar në vitin 1960. Tdh operon në Shqipëri që nga viti 1993 në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, migrimit dhe drejtësisë për të miturit. Fusha e ekspertizës së Terre des hommes varion nga ndërhyrjet psiko-sociale te fuqizimi i institucioneve qeveritare dhe aktorëve kryesorë të nivelit vendor, rajonal dhe kombëtar dhe forcimi i mbrojtjes së fëmijëve, sistemit të drejtësisë për të miturit dhe sistemit të përfshirjes sociale për migrantët në Shqipëri.
Mbi thirrjen
Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Shërbimeve të Specializuara – Qendra Multifunksionale për Mirëqënie Psikosociale Kukës”, si pjesë e programit #EU4SocialCare, financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, zbatuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri në partneritet me Bashkinë Kukës, Tdh , kërkon një kontraktor të regjistruar ligjërisht për të kryer punime rehabilituese dhe mobiluese në Qendrën për Mirëqenie Psikosociale, Bashkia Kukës.
Vini re! Në varësi të objektit të aktivitetit tuaj si edhe interesit për tu përfshirë në këtë thirrje, ju mund të aplikoni për të dy lotet sipas preventivit (rehabilitim dhe mobilim) ose për njërin prej tyre (rehabilitim ose mobilim).
Për më shumë Informacion ju lutem referojuni dokumentacionit bashkëngjitur si më poshtë:
- Preventivi i punimeve dhe materialeve
Të gjitha kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedure prokurimi janë të lutura që të dërgojnë ofertat e tyre ekonomike dhe teknike në adresën:
alb.application@tdh.org
ose të dërgojnë ato në zarf të mbyllur, me numrin e tenderit “ ALB/25/TIR/66/CP” të shënuar në pjesën lart-djathas dhe të dërgohet në zyrat e Terre des hommes në Tiranë, Shqipëri me adresë: Rruga "Skënderbej", Nd. 6 H. 2, AP. 17 & 18, Tirana, Albania, para datës 09.06.2025, ora 12:00.
Projekti “Zhvillimi i Shërbimeve të Specializuara–Qendra Multifunksionale për Mirëqënie Psikosociale Kukës” zbatuar nga Terre des hommes Albania në bashkëpunim me Bashkia Kukës, është në kuadër të programit "BE për Kujdesin Social" i cili financohet nga European Union in Albania, zbatohet nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.