"Zhvillimi i Shërbimeve të Specializuara​ – Qendra Multifunksionale për Mirëqënie Psikosociale Kukës"

Qendra Multifunksionale për Mirëqenie Psikosociale në Kukës do të ofrojë kujdes gjithëpërfshirës për individët e prekur nga trauma, krizat ose situatat negative, duke u përqendruar te fëmijët, të rinjtë dhe kujdestarët. Përmes shërbimeve të tilla si Ndihma e Parë Psikologjike (NFP), kujdesi i informuar për traumën, këshillimi mbështetës, psikoedukimi dhe shtrirja në komunitet, projekti do të rrisë aksesin në mbështetje të shëndetit mendor, duke nxitur rezistencën dhe rimëkëmbjen. Qendra do të krijojë një sistem të koordinuar kujdesi, duke përfshirë një sistem menaxhimi rastesh dhe referimi.

 

 

Meeting EU4SC

Rezultatet kryesore:

 

• Rinovimi dhe rikonstruksioni i Qendrës për Mirëqënie psikosociale në Bashkinë Kukës

• Ndërtimi i kapaciteteve të stafit dhe të vijave të para

• Ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse të mbështetjes psikosociale

 

Zonat e synuara: Bashkia Kukës

Kohëzgjatja: 03.02.2025 - 30.06.2026

Partners and Donors

Projekti Zhvillimi i Shërbimeve të Specializuara - Qendra Multifunksionale për Mirëqenie Psikosociale Kukës” zbatohet nga Terre des hommes Albania në bashkëpunim me Bashkinë Kukës, në kuadër të programit “BE për Kujdesin Social." Ky program financohet nga European Union in Albania, zbatohet nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Bashkia Kukës
World Vision Albania
Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale

Lajme të lidhura dhe publikime

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Shërbimeve të Specializuara​–Qendra Multifunksionale për Mirëqënie Psikosociale Kukës”, pjesë e programit “BE për Kujdesin Social”​ Terre des hommes ka organizuar seanca psiko-edukative për komunitetin duke:Përmirësuar mirëqenien personale të të moshuarve,…