Një hap i ri drejt mirëqenies psikosociale në Kukës

Një hap i ri drejt mirëqenies psikosociale në Kukës

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Shërbimeve të Specializuara​–Qendra Multifunksionale për Mirëqënie Psikosociale Kukës”, pjesë e programit “BE për Kujdesin Social”​ Terre des hommes ka organizuar seanca psiko-edukative për komunitetin duke:

  • Përmirësuar mirëqenien personale të të moshuarve, ndikuar pozitivisht tek fëmijët e tyre dhe duke i sjellë më pranë mbështetjes psikosociale.

  • Rritur të kuptuarin e të rinjve për lidhjen midis komunikimit dhe emocioneve

  • Mbështetur zhvillimin e aftësive të komunikimit të hapura dhe jo të dhunshme dhe aftësive të empatisë.

  • Ofruar mbështetje për nënat në situata të vështira që përfshijnë fëmijë dhe duke i informuar se si të menaxhojnë ankthin dhe emocionet negative.

Terre des hommes Albania vazhdon të mbështesë komunitetin dhe institucionet lokale duke kontribuar në mirëqenie dhe reziliencë. Përmes Qendrës Multifunksionale për Mirëqenie Psikosociale në Kukës ofrohet mbështetje dhe Ndihmë e Parë Psikologjike (NPP/PFA) për individë që përballen me situata të vështira ose stresuese. Dymbëdhjetë raste që kanë hasur vështirësi emocionale, sociale ose familjare janë mbështetur duke ofruar ndërhyrje të specializuara dhe ndihmë praktike.

Projekti “Zhvillimi i Shërbimeve të Specializuara - Qendra Multifunksionale për Mirëqenie Psikosociale Kukës” zbatuar nga Terre des hommes - Albania në bashkëpunim me Bashkia Kukës, në kuadër të programit “EU for Social Care”. Ky program financohet nga European Union in Albania, zbatohet nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.