“Të Denoncojmë Dhunën!”, Sesione Ndërgjegjësimi në Shkollat 9-vjeçare në Shkodër

“Të Denoncojmë Dhunën!”, Sesione Ndërgjegjësimi në Shkollat 9-vjeçare në Shkodër

Muaji Mars i dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit të vajzave dhe grave për eleminimin e të gjitha formave të dhunës, pati në qendër të vëmendjes nxënësit e shkollës 9 – vjeçare “Ndoc Mazi” dhe “Edit Durham” në Shkodër, të cilët patën mundësi të informoheshin mbi:

  • Historinë e caktimit të ditës ndërkombëtare të gruas,
  • Steriotipet e shoqërisë shqiptare ndaj vajzave dhe grave
  • Format e dhunës dhe trafikimit si dhe lloje të tjera të shfrytëzimit

Ermelinda tregon pas këtij takimi se për çfarë i shërbeu informacioni në fjalë:
Tashmë e di sesi mund të kujdesemi për sigurinë tonë dhe ku duhet të kërkojmë ndihmë në situata kur jemi subjekt i të gjitha formave të dhunës” 
Edhe për Stelën tashmë është më e lehtë të referojë raste që dëgjon për ndihmë:
Në mbrojtje të vajzave dhe grave ka disa institucione, mjafton që të jemi në dijeni dhe t’i përdorim të tilla mekanizma, duke referuar raste


Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Ngritja e Reziliencës si Instrument Parandalues dhe e Shërbimeve të Reagimit të Menjëhershëm për Fëmijët Viktima të Trafikimit dhe Formave të Rënda të Dhunës” i zbatuar nga Terre des hommes dhe UNICEF-i me mbështetjen financiare të Qeverisë Britanike