Shqipëria dhe Greqia - Mbështetja e një Mekanizmi Efektiv Referimi Transnacional dhe Mbrojtjes Ndërkufitare të Fëmijëve Viktima dhe Viktimat të Mundshme të Trafikimit

Projekti synon të forcojë kapacitetet e ofruesve të shërbimeve dhe institucioneve qeveritare për të siguruar që viktimat e TP dhe viktimat e mundshme të kenë akses në parandalimin dhe mbrojtjen e gjithanshme nëpërmjet mekanizmave funksional kombëtar dhe ndërkombëtar të koordinimit për identifikimin dhe menaxhimin e rasteve në Shqipëri dhe Greqi. Kjo nismë bazohet në mekanizmat ekzistues rajonalë dhe kombëtarë që promovojnë një bashkëpunim dhe koordinim më të mirë për identifikimin dhe ndihmën e hershme të viktimave të TP dhe viktimave të mundshme.

Qëllimi

Qëllimi i përgjithshëm i projektit të propozuar është të sigurojë që viktimat e TP dhe viktimat e mundshme të kenë akses në parandalim dhe mbrojtje gjithëpërfshirëse nëpërmjet mekanizmave funksionalë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të koordinimit për identifikimin dhe menaxhimin e rasteve.

Objektivi 1: Viktimat dhe viktimat e mundshme të TP identifikohen dhe mbrohen përmes një mekanizmi funksional referimi. Objektivi 2: Viktimat e mundshme të TP dhe publiku i synuar në Shqipëri dhe Greqi janë më të informuara për trafikimin e qenieve njerëzore.

Rezultatet kryesore:

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar midis Shqipërisë dhe Greqisë për referimin dhe mbrojtjen e viktimave të TP nëpërmjet PSV-ve të unifikuara. Profesionistë të trajnuar mbi procedurat standarde të unifikuara operative transnacionale (SOP) për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit; Komunitetet në 2 vende informohen për trafikimin personalisht nëpërmjet përdorimit të mediave kryesore dhe mediave sociale.

Terre des hommes Shqipëria dhe Terre des hommes Hellas po zbatojnë projektin “Shqipëria dhe Greqia - Mbështetja e një mekanizmi efektiv referimi transnacional dhe mbrojtjes ndërkufitare të fëmijëve viktima dhe viktimat të mundshme të trafikimit” financuar nga Përfaqësia e Përhershme e Francës në Zyrën e OKB-së në Vjenë.