Përmirësimi i Riintegrimit në Shoqëri të Fëmijëve në Konflikt me Ligjin

Ky projekt është një vazhdim i projektit tashmë të pilotuar të Tdh në vitin 2019 në Tiranë. Ai mbështet riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Qëllimi

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj ndërhyrjeje është të konsolidojë veprimet e ndërmarra gjatë fazës së parë të projektit për parandalimin e përsëritjes së veprës penale (recidivizmit) të fëmijëve në konflikt me ligjin në Shqipëri dhe shtrirjen e kësaj praktike të mirë në rajone të tjera. Për këtë qëllim, do të rriten kapacitetet e organeve kompetente, së pari, për të kuptuar rëndësinë e shërbimeve të riintegrimit, së dyti, për të zbatuar modelin e hartuar dhe së treti, për t'u mundësuar organeve kompetente në rolin e tyre si lehtësues në procesin e riintegrimit të fëmijët në konflikt me ligjin duke përfshirë edhe familjet dhe komunitetin e tyre në program.

Projekti fokusohet në forcimin e kapaciteteve të institucioneve përkatëse për t'u marrë me të miturit në konflikt me ligjin duke nxitur qëndrime të përhershme të pranuara shoqërore tek të miturit.

Përfituesit:

  • Të mitur të dënuar me paraburgim alternativ/në shërbim prove ose të paraburgosur/paraburgim në Institutin e Paraburgimit të të Miturve Kavajë.
  • Aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë (punëtorët socialë, punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve, oficerët e provës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile) pjesë e programit të ngritjes së kapaciteteve për zbatimin e shërbimeve të riintegrimit për fëmijët në konflikt me ligjin.
  • Zyrat e Provës dhe Drejtoria e Shërbimit Social të Bashkisë së Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Korçës dhe Durrësit do të përfitojnë nga seancat e trajnimit.
  • Familjarët, anëtarët e tjerë të komunitetit që do të bëhen pjesë e programit

Projekti Përmirësimi i Riintegrimit në shoqëri të Fëmijëve në Konflikt me Ligjin është financuar nga një donator privat.