Ky është grupi rinor më miqësor ndaj mjedisit që vendosi të ndërmarrë këtë nismë në zemër të qytetit, për të qenë të gjithë dëshmimtarë të ndryshimit që mund të sjellë gjenerata e re.
Nën moton “Mbill dhe ti një pemë” ky aktivitet i identifikuar, gjatë procesit “Ti Krijon”, si sfidë nga të rinjtë e angazhuar me projektin “Të rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri bëri bashkë kryetarin e bashkisë, z.Andis Salla, Zyrën Vendore Arsimore, nxënës, mësues dhe qytetarë.
Një nga të rintjë e grupit, Rea, përcolli këtë mësazh:
“Çdo pemë e mbjellë sot është një hap i vogël drejt një të ardhme më të gjelbër dhe një planeti më të shëndetshëm”
Mesazhe të tilla të rinjtë i shprehën jo vetëm përmes pikturave gjatë një takimi të zhvilluar në mjediset e qendrës kulturore, por edhe përmes mbjelljes së fidanëve në parkun e qytetit, duke treguar se ky brez nuk flet vetëm për ndryshim por edhe kontribuon aktivisht për të.