Tdh zbaton seanca të përshtatshme për moshën dhe të pranueshme nga ana sociale dhe kulturore për përfituesit. Projekti zbatohet në bashkëpunim dhe me përfshirjen aktive të drejtuesve të komunitetit të evakuuarve afganë, të cilët tashmë kanë filluar të organizohen për të shërbyer si ndërmjetës midis organizatës së ndihmës që ofron ndihmë dhe vetë komunitetit.
Qëllimi
Terre des hommes ofron mbështetje psikosociale për refugjatët afganë të strehuar në Durrës dhe Shëngjin, ndërkohë që ata presin përpunimin e Vizës së tyre Speciale të Emigracionit(SIV).
Në programet MHPSS dhe Rimëkëmbjes të rinjtë dhe të rriturit mësojnë strategji për menaxhimin e problemeve praktike, përmirësojnë humorin përmes aktivizimit të sjelljes, reduktojnë ndjenjat e stresit dhe ankthit, si dhe të forcojnë rrjetin e mbështetjes sociale.
Aktivitetet:
- Aftësi rimëkëmbjeje
- Mbështetje për shëndetin mendor
- Angazhimi komunitar
Në programet MHPSS dhe Rimëkëmbjes të rinjtë dhe të rriturit mësojnë strategji për menaxhimin e problemeve praktike, përmirësojnë humorin përmes aktivizimit të sjelljes, reduktojnë ndjenjat e stresit dhe ankthit, si dhe të forcojnë rrjetin e mbështetjes sociale.
KOHËZGJATJA: Janar 2022 - Qershor 2022 Zonat e synuara: Durres, Lezhe
AKTORËT KYÇE Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ndihma Psikosociale Individuale dhe Komunitare për Fëmijët, të rriturit dhe të rinjtë e dëmtuar në komunitetet e ekspozuara ndaj fatkeqësive, financohet nga Iniciativa për Traumën e Refugjatëve përmes Prism the Gift Fund. "