Marrëveshja e Bashkëpunimit e Rrjetit HAP mbi angazhimin e aktorëve aktivë të tregut të punës

Marrëveshja e Bashkëpunimit e Rrjetit HAP mbi angazhimin e aktorëve aktivë të tregut të punës

Në kuadër të projektit EU for Labour Market Inclusion (EU4LMI), organizatat e shoqërisë civile, përfituese të mekanizmit të granteve, zyrat rajonale të punësimit, biznese, të rinj u njohën me Marrëveshjen e Bashkëpunimit të Rrjetit HAP, mbi angazhimin e aktorëve aktivë të tregut të punës dhe përfituesit e drejtpërdrejtë, për të ndërtuar së bashku rrjetin gjithëpërfshirës për punësimin e të rinjve me aftësi të kufizuara.

Diskutimet u fokusuan në:

1️⃣ Nevojën për një komunitet praktikash një rrjet profesionistësh që nxit bashkëpunimin dhe përfshirjen cilësore;

2️⃣ Krijimin e një tregu pune të qëndrueshëm, përtej iniciativave afatshkurtra;

3️⃣ Rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe nxitjen e programeve të punësimit si mjete konkrete për zhvillim social dhe ekonomik;

4️⃣ Kontributin domethënës të sipërmarrjeve sociale në këtë proces.

Terre des hommes Albania përmes projektit “Fuqizimi i Jetëve – Përfshirja në Tregun e Punës” (EL-LMI) po ofron shërbime mbështetëse për të hequr pengesat për integrimin në punë, duke përfshirë referime në shërbimet sociale për pjesëmarrësit dhe familjet e tyre, duke adresuar nevojat e tjera të referimit brenda sistemit dhe duke financuar aksesin në aktivitete të të nxënit në bashkitë Kukës, Krujë dhe Kurbin. Ky projekt po zbatohet në kuadër të projektit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës financuar European Union in Albania dhe që zbatohet nga UNDP Albania, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.