Investojmë në kapacitetet e profesionistëve të Qendrave Komunitare

Investojmë në kapacitetet e profesionistëve të Qendrave Komunitare

Terre des hommes Albania vazhdon të investojë në rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të Qendrave Komunitare në Bashkinë e Tiranës në bashkëpunim me CVE Albania. Teknikat të intervistimit në punën me fëmijët e traumatizuar dhe forcimi i aftësive ofrojnë një mjedis të sigurt dhe mbështetës. Pjesëmarrësit duke ndarë përvoja dhe sfida kanë mësuar si të përmirësojnë punën e tyre të përditshme me fëmijët. Janë trajtuar çështje kyçe, duke filluar nga parimet themelore, strategjitë dhe rëndësia e një qasjeje kujdestare që ndihmon fëmijën të shprehë veten.

Terapia e artit ishte gjithashtu një trajnim i rëndësishëm që fuqizoi profesionistët e vijës së parë me një qasje krijuese dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe familjet e kthyera. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin ndjenjat përmes formave vizuale, të përpunojnë përvoja emocionale, të ndërtojnë lidhje më të thella me ata që mbështesin dhe të krijojnë hapësira të sigurta për shprehje dhe reflektim emocional. Arti si një mjet terapeutik krijon mënyra për komunikim më të thellë, veçanërisht në rastet kur mungojnë fjalët. Ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve psikologjike më të ndjeshme në nivel komuniteti.

Këto aktivitete janë zhvilluar në kuadër të projektit "Rimëkëmbje dhe Riintegrim i Sigurt për Fëmijët dhe Nënat që Kthehen nga Zonat e Luftës" me financim nga Global Community Engagement and Resilience Fund.