Projekti "Forcimi i shoqërisë civile për të parandaluar dhe mbrojtur fëmijët nga abuzimi dhe dhuna në Shqipëri" i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në partneritet me ANTTARC, u zbatua në 7 bashki të vendit: Elbasan, Fier, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Tiranë dhe Vlorë.
Qëllimi
Fokusi i këtij projekti ishte mbështetja e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri për të rritur aftësitë advokuese për qeverisjen e mirë dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve publike në zbatimin e kuadrit ligjor për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, si dhe për të forcuar masat që forcojnë rolin e familjes në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve.
Impakti:
- 956 profesionistë të fushës së mbrojtjes së femijës të trajnuar;
- 3245 fëmijë dhe 2061 përfitues të ndërhyrjeve dhe aktiviteteve;
- 153 ndërhyrje me institucionet lokale dhe qendrore; - 66 shkolla të mbuluara në 7 qarqe të vendit;
- Kapacitetet e rritura të organizatave të shoqërise civile;
- Fuqizim për ofrimin e shërbimeve sociale me fokus mbrojtjen e fëmijëve;
- Fuqizimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve me në qendër NJMF.
Eficenca:
- 15 organizata të shoqërise civile, nën grante të projektit zbatuan në kohë dhe sipas planit projekte të mbrojtjes së fëmijëve dhe fuqizimit të familjes;
- Efiçenca në përballimin e situatës së pandemisë dhe pjesërisht të fatkeqësisë natyrore të tërmetit;
- Monitorimi i zbatueshumërisë së ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve me kontributin e 15 organizatave në 7 bashkite ku zbatohej projekti.
Projekti "Fuqizimi i shoqërisë civile për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe dhuna në Shqipëri" u financua nga Bashkimi Evropian.