The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF), në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe partnerëve të saj organizuan më 12 qershor një event që tregonte udhëtimin e riintegrimit të grave dhe fëmijëve të kthyer nga Siria Verilindore. Ishte një shfaqje reale të qëndrueshmërisë dhe transformimit duke treguar ndikimin e programeve të mbështetura nga GCERF. Bashkë-organizues i eventit ishte Terre des hommes Albania dhe partnerët tanë lokalë Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS, Gender Alliance for Development Center (GADC) dhe Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza.
Pjesëmarrësit patën mundësi të bëheshin pjesë e artit, sportit dhe punimeve me makrame dhe sapun të realizuara nga gratë e rikthyera. Pranë këndit të kulinarisë u njohën historinë frymëzuese të një djali që tani punon si shef picash. Këto histori shprese dhe qëndrueshmërie theksojnë edhe më tepër se qasja gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në komunitet është qasja e duhur për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.