Tri Ditë Trajnim mbi Impaktin e Lojërave dhe Sporteve në Zhvillimin Psiko-Social të Fëmijës!

Tri Ditë Trajnim mbi Impaktin e Lojërave dhe Sporteve në Zhvillimin Psiko-Social të Fëmijës!

Profesionistët e vijës së parë që punojnë me fëmijët kanë pasur një mundësi fantastike pjesëmarrje në një trajnim 3-ditor në Shëngjin mbi metodologjinë “Lëvizje, Lojëra dhe Sporte për zhvillimin psiko-social të fëmijëve”.


Përgjatë këtyre tre ditëve, pjesëmarrësit, nën drejtimin e ekspertëve dhe stafit të Tdh, patën mundësinë që të merrnin njohuri praktike, të ndërvepronin në sesione të posaçme duke ndarë eksperienca e tyre si dhe të eksploronin metoda inovative për përfshirjen e kësaj metodologjie në punën e tyre të përditshme me fëmijët.Trajnimi treditor ofroi për pjesëmarrësit një të kuptuar gjithëpërfshirës mbi mënyrën se si lojërat dhe sportet shërbejnë si mjete të fuqishme për promovimin e zhvillimit psikosocial te fëmijët. Profesionistët e vijës së parë që punojnë me fëmijë u larguan të pajisur me modele të mira  që shërbejnë për të shfrytëzuar potencialin e lojës për të kultivuar zhvilluar aftësitë thelbësore të jetës tek fëmijët. 


Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Refugjatët, veçanërisht fëmijët dhe gratë, kanë akses në shërbimet cilësore të parandalimit dhe reagimit kundër abuzimit, dhunës dhe neglizhencës” zbatuar nga Terre des hommes në bashkëpunim me Nisma dhe në partneritet me UNICEF Shqipëri, financuar nga Byroja e Popullsia, Refugjatët dhe Migrimi (PRM) i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.