“Ti Krijon”, të rinjtë e Elbasanit tregojnë përmes ngjyrave rrugëtimin e tyre

“Ti Krijon”, të rinjtë e Elbasanit tregojnë përmes ngjyrave rrugëtimin e tyre

Tetëmbëdhjetë të rinjtë e qytetit të Elbasanit realizuan takimin e tyre të gjashtë në kuadër të procesit "Ti krijon". Në këtë fazë të reflektimit " Rrjedha e Lumit" e konceptuar si një vijë e lakuar midis të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes, përmes vizatimit dhe pikturës  shprehen mendimet e tyre dhe gjithçka  që kanë përjetuar dhe realizuar gjate Procesit "Ti Krijon" . Në sytë e të rinjve ky rrugëtim u përshkrua plot ngjyra, tonalitetet e së cilës tregonin për transformimin që ato kishin pësuar:

Të shkuarën e paraqitem me një ngjyrë blu të errët e të zezë.” – tregon një nga vajzat. “Zgjodhëm ngjyra të errëta, jo për të treguar që e kaluara jonë ka qenë e zymtë e pa të qeshura, përkundrazi donim të tregonim sesi ne ishim, në të vërtetë përpara rrugëtimit tonë në Terre des hommes.”

Po e tashmja?

Ajo është e kaltër” – përgjigjet menjëherë një nga të rinjtë e grupit të Elbasanit. “Është ngjyra aktuale e lumit dhe këtu ku jemi, përveç kontrastit të madh të ngjyrave, që vërehet edhe kalimi nga më e errëta, tek më e çelëta, synonim të tregonim aktualitetin, gjithë ndikimin e madh që ka dhënë ky rrugëtim në të tashmen tonë.” – shprehet ai.

Teksa e ardhmja është ngjyrosur me të verdhë. Qëllimin e shpjegon një 16-vjeçare.
Të ardhmen e paraqitem me të verdhën e shndritshme si vetë dielli, sepse ashtu e shikoj të ardhmen tonë në "Terre des hommes", po kaq të shndritshme.      Më pas të gjithë këtë e përmblodhëm nën shprehjen ‘Gjithçka fillon me ne, vazhdon me ne dhe përfundon me ne”.
Ky aktivitet u organizua nga Terre des hommes Albania, në kuadër të projektit “Parandalim dhe riintegrim i sigurtë: Qasje holistike dhe e qendrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, i cili po zbatohet në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me financim të Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).