Dy aktivitete ndërgjegjësuese u organizuam në Shkodër dhe Lezhë në bashkëpunim me aktorët lokalë si Drejtoria Vendore e Policisë dhe Zyra Vendore Arsimore të cilët në mesazhet e tyre nënvizuan nevojën për të qënë të gjithë bashkë në këtë fushatë për ti thënë PO jetës dhe JO armëve.
Të rinjtë e gjimnazit “At Gjon Karma”, Shkodër të angazhuar tashmë prej disa vitesh në programet e Terre des hommes së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga gjimnazet “28 Nëntori”, “Oso Kuka” dhe “Adem Haxhija”, në këto ditë të ngarkuara me konflikte mes të miturish e humbje jete, nëpërmjet një programi artistik të përgatitur nga vetë ata përçuan mesazhe të rëndësishme sensibilizuese duke theksuar rreziqet e mbajtjes dhe përdorimit të armëve të zjarrit. Gjatë perfomancave të tyre të rinjtë përçuan tek pjesëmarrësit mesazhe të rëndësishme mbi jetën, paqen dhe rëndësinë e zgjidhjes së konflikteve pa armë dhe dhunë. Nevoja për marrjen e masave të sigurisë publike, rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës dhe rëndësisë së bashkëpunimit familje, shkollë, komunitet për të evituar përdorimin e armëve të vogla dhe të lehta, ishin mesazhet kryesore që të rinjtë shpërndanë sot mes bashkëmoshatarëve të tyre.
Aktiviteti ndërgjegjësues në Lezhë u realizua në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”. Përmes monologut, muzikës, dramës dhe performancave artistike ata i bënë thirrje çdokujt se janë ata që e kanë në dorë të ndryshojnë rrymë e të përzgjedhin paqen. Përfaqësues nga Bashkia Lezhe, Drejtoria Arsimore Lezhë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Zyra Vendore Arsimore, Terre des hommes dhe OSCE ftuan të rinjtë dhe komunitetin të bashkëpunojnë me profesionistët që punojnë me fëmijët dhe të kërkojnë ndihmë kur ata. Të rinjtë u nxitën të gjejnë mbështetje tek familja dhe komuniteti dhe metoda alternative për t'iu përgjigjur dhunës. Libri, miqtë, komunikimi, mirëkuptimi dhe toleranca janë rrugët e duhura për tu thënë JO armëve dhe për të përqafuar jetën!
Nevoja për marrjen e masave të sigurisë publike, rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës dhe rëndësisë së bashkëpunimit familje, shkollë, komunitet janë të domosdoshme për të pasur një komunitet të sigurt.
Këto aktivitete ndërgjegjësuese u organizuan nga Terre des hommes në mbështetje e bashkëpunim me OSBE, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit në kuadër të projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta”, i cili zbatohet nga OSCE Presence in Albania me mbështetjen financiare të European Union in Albania, Gjermanisë dhe Francës.