Terre des homme Albania në Kongresin e Pestë Botëror mbi Drejtësinë me Fëmijë

Terre des homme Albania në Kongresin e Pestë Botëror mbi Drejtësinë me Fëmijë

Nga data 02-04 qershor 2025, në Madrid, u organizua Kongresi i Pestë Botëror mbi Drejtësinë me Fëmijët. Barbara Hintermann, Drejtoreshë e Përgjithshme në Terre des hommes, mori pjesë në Prezantimin e Kongresit Botëror, duke ndarë pikat kyçe rreth Drejtësisë me Fëmijët në Qendër.

"Fëmijët mund të kenë akses në ekrane, por jo domosdoshmërisht akses në drejtësi." Duhet të ndalojmë së foluri për fëmijët dhe të fillojmë të flasim me ta."

Anisa, një përfaqësuese e të rinjve nga Shqipëria, ndau se "Restaurimi nuk ka të bëjë vetëm me të kërkuarin falje. Është rivendosja e besimit, dinjitetit dhe sigurisë emocionale. Ajo është një nga anëtaret frymëzues të Bordit Këshillimor të të rinjve pranë Tdh-së. Pjesëmarrja e saj solli perspektivën jetësore të të rinjve në dy panele ndërkombëtare: "Të drejtat e fëmijëve në epokën dixhitale" dhe "Drejtësia për fëmijët e prekur nga krimet kundër njerëzimit". 

Në panelin e parë, Anisa theksoi një të vërtetë të fuqishme: "Fëmijët mund të kenë qasje në celular, ekran, por jo domosdoshmërisht qasje në drejtësi". Këto fjalë nxjerrin në pah hendekun mes pranisë online të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre aktuale ligjore. 

Në panelin tjetër mbi drejtësinë për fëmijët e prekur nga krimet kundër njerëzimit, ajo ndau perspektivën e saj mbi atë që do të thotë dëmshpërblimi i vërtetë. Ajo theksoi se mbështetja e fëmijëve të mbijetuar ka të bëjë me rindërtimin e besimit, dinjitetit dhe sigurisë në jetën e tyre. Fjalët e saj na kujtuan pse është kaq e rëndësishme të përfshijmë zërat e të rinjve. Kjo thirrje e fuqishme thekson sa e rëndësishme është t'i dëgjojmë të rinjtë drejtpërdrejtë. Pasioni dhe forca e Anisës në ato panele ndërkombëtare na frymëzoi të gjithëve.

Fjalimi i Anisës dhe i të gjithë të rinjve që po ngrenë zërin e tyre në nivel botëror është shumë i rëndësishëm për të vazhduar përpjekjet drejt #DrejtësisëMeFëmijët dhe për të siguruar që çdo i ri të dëgjohet dhe të respektohet!

Kongresi i Pestë Botëror mbi Drejtësinë me Fëmijët është një platformë unike për shkëmbimin e sfidave dhe praktikave më të mira nga e gjithë bota. Gjatë sesionit kushtuar Shqipërisë, "Drejt një Drejtësie me Fëmijën në Qendër: Sfidat dhe Praktikat më të Mira të Shqipërisë", Terre des hommes pati mundësinë të ndante njohuri mbi sfidat e zbatimit të masave të shmangies, me një fokus të veçantë në drejtësinë restauruese për fëmijët në konflikt me ligjin. Përfaqësuesja jonë theksoi se, megjithëse kuadri ligjor i Shqipërisë është në përputhje me standardet ndërkombëtare, zbatimi aktual i drejtësisë restauruese mungon. Sistemi i drejtësisë shpesh gjen zgjidhje të shpejta dhe të thjeshta duke anashkaluar përgjigjet më të thella dhe më kuptimplota që mbështesin shërimin dhe riintegrimin. Mungesa e bashkëpunimit multisektorial dhe përfshirja e kufizuar e shërbimeve sociale vazhdojnë të jenë pengesa të mëdha.

Terre des hommes Albania, gjithashtu prezantoi ndërhyrjen e saj në mbështetjen e riintegrimit të fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit, një iniciativë kritike që lidh mbrojtjen e fëmijëve, drejtësinë, mbështetjen psikosociale dhe krijon një qasje unike të zbatimit të ndërhyrjeve të përqendruara te fëmija. Drejtori i Shërbimit të Provës, theksoi qasjen riintegruese të Shqipërisë ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Terre des hommes për të zbatuar modele të përshtatshme dhe efektive të riintegrimit.

Kongresi përfundoi, por angazhimi ynë për të ndërtuar një sistem drejtësie që i vendos fëmijët në qendër vazhdon çdo ditë.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Terre des hommes Albania mbështetet nga dy projekte kryesore “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” zbatuar nga Terre des hommes me financim të Austrian Development Agency dhe projektit "Rimëkëmbje dhe Riintegrim i Sigurt për Fëmijët dhe Nënat që Kthehen nga Zonat e Luftës" me financim nga Global Community Engagement and Resilience Fund.