Të rinjtë e Elbasanit, Kukësit dhe Tiranës Certifikohen si Animatorë Social

Trajnim MGS

Përmes pjesëmarrjes në trajnimin me metodologjinë “Levizje, lojera dhe sporte” (LLS), të rinjtë e Elbasanit, Kukësit dhe Tiranës u njohën me ndikimin që mundet të ushtrojnë tek fëmijët dhe të rinjtë e tjerë “në fuqizimin e tyre dhe zhvillimin e kapaciteteve ripërtëritëse” për t’i zbatuar me tej në organizimin e aktiviteteve me bashkëmoshatarët e tyre.
Gjatë këtij trajnimi të rinjtë u përfshinë në trajtimin e temave të tilla si: 
•    Karakteristikat dhe Planifikimi i Lojërave Psiko-Sociale,
•    Komunikimi dhe Dëgjimi Aktiv
•    Aktivitetet e përshtatshme për fëmijët e vegjël
•    Menaxhimi i Emocioneve
•    Lojërat Tradicionale vs. Lojërat Psiko-Sociale


Ky trajnim i shoqëruar me certifikimin e grupeve rinore të tri qyteteve u organizua në kuadër të projektit “Parandalimi dhe riintegrimi i sigurtë për fëmijët dhe nënat të rikthyer nga zonat e konfliktit”, i cili po zbatohet nga Terre des hommës Shqipëri në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me financim të Global Community Engagment and Resilience (GCERF).